E Diel, 1 Nëntor 2026

Caktohet numri i gjyqtarëve në të gjitha rrethet

17/09/2009  Propozimet me emrat e gjyqtarëve janë kryer nga ministri Enkeled Alibeaj

Qytetet ku rritet dhe ulet numri i njerëzve të drejtësisë

TIRANË – Presidenti i Republikës Bamir Topi ka dekretuar dje numrin e gjyqtarëve për të gjitha gjykatat e rretheve gjyqësore. Deri tani ka pasur një numër të përgjithshëm të gjyqtarëve dhe nuk ka qenë e përcaktuar me ligj se sa gjyqtarë duhet të ketë një gjykatë. Ndërkohë që caktimi i numrit të gjyqtarëve është studiuar më parë nga një grup specialistësh në bazë të rretheve gjyqësore dhe numri të popullsisë si dhe të dosjeve penale dhe civile që kishte secila prej tyre. Propozimin për të bërë një rregullim të numrit të gjyqtarëve e ka bërë ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj. Ndërsa është dekretuar numri i gjyqtarëve Presidenti ka shfuqizuar dy dekrete të mëparshme. Me dekret të Presidentit dje është shfuqizuar dekreti nr. 706, datë 07.12.1993 “Për caktimin e numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve dhe të ndihmësgjyqtarëve” dhe dekreti nr. 1111 datë 30.05.1995 “Për një shtesë në numrin e gjyqtarëve dhe të ndihmësgjyqtarëve të gjykatave të rretheve” shfuqizohen. Pra, aktualisht asnjë prej gjykatave nuk ka në numrin e tyre të përgjithshëm ndihmësgjyqtarë. Por në Dekretin e djeshëm Presidenti shton se numri i gjyqtarëve është në rritje e sipër vetëm në gjykatën më të madhe në vend atë të Tiranës. 64 gjyqtarë në 1 shtator 2010, 67 gjyqtarë në 1 shtator 2011, 70 gjyqtarë në 1 shtator 2012, do të ketë gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë. Është parë se në disa gjykata është rritur numri i gjyqtarëve dhe në disa të tjera është ulur. Janë 24 gjykata të rretheve gjyqësore dhe 7 gjykata Apeli. Në këtë numër gjykatës futet edhe Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, e cila ka 16 gjyqtarë. Numri i gjyqtarëve në këtë gjykatë nuk ka lëvizur.

1. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Berat, 11 gjyqtarë.

2. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Dibër, 5 gjyqtarë.

3. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Durrës, 24 gjyqtarë.

4. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Elbasan, 17 gjyqtarë.

5. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Fier, 16 gjyqtarë.

6. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Gjirokastër, 13 gjyqtarë.

7. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Kavajë, 7 gjyqtarë.

8. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Korçë, 21 gjyqtarë.

9. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Krujë, 7 gjyqtarë.

10. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Kukës, 6 gjyqtarë.

11. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Kurbin, 6 gjyqtarë.

12. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Lezhë, 9 gjyqtarë.

13. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Lushnjë, 10 gjyqtarë.

14. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Mat, 4 gjyqtarë.

15. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Përmet, 4 gjyqtarë.

16. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Pogradec, 8 gjyqtarë.

17. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Pukë, 4 gjyqtarë.

18. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Sarandë, 9 gjyqtarë.

19. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Shkodër, 19 gjyqtarë.

20. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë, 61 gjyqtarë.

21. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Tropojë, 4 gjyqtarë.

22. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Vlorë, 18 gjyqtarë.

23. Në gjykatën e shkallës së parë për krime të rënda Tiranë, 16 gjyqtarë.

Neni 2

Në territorin e Republikës së Shqipërisë, numri gjyqtarëve për çdo Gjykatë të Apelit është si më poshtë:

1. Në Gjykatën e Apelit Durrës, 10 gjyqtarë.

2. Në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, 6 gjyqtarë.

3. Në Gjykatën e Apelit Korçë, 6 gjyqtarë.

4. Në Gjykatën e Apelit Shkodër, 7 gjyqtarë.

5. Në Gjykatën e Apelit Tiranë, 25 gjyqtarë.

6. Në Gjykatën e Apelit Vlorë, 10 gjyqtarë.

7. Në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, 11 gjyqtarë.

Neni 3

Numri i gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së rrethit gjyqësor Tiranë bëhet:

a) 64 gjyqtarë në 1 shtator 2010;

b) 67 gjyqtarë në 1 shtator 2011;

c) 70 gjyqtarë në 1 shtator 2012;

Neni 4

Dekreti nr. 706, datë 07.12.1993 “Për caktimin e numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve dhe të ndihmësgjyqtarëve” dhe dekreti nr. 1111 datë 30.05.1995 “Për një shtesë në numrin e gjyqtarëve dhe të ndihmësgjyqtarëve të gjykatave të rretheve” shfuqizohen.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›