E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi në Presidencë, duam Berishën përballë Ramës

Ruka

Partia Socialiste kërkon një tryezë ku të jenë ballë për ballë Kryeministri Sali Berisha dhe lideri i opozitës, Edi Rama. Pas një sërë thirrjesh dhe apelesh që PD-ja të ulet në tavolinën e dialogut, PS qartësoi se në tryezë duhet të jenë të pranishëm, personalitete të lartë të këtyre dy partive, duke shtuar se, nëse përfaqësimi është në nivele më të ulëta, do të ishte e papranueshme si për vetë PS, por edhe për faktorin ndërkombëtar. “PS rikonfirmon edhe një herë vullnetin e saj për t’u ulur në tavolinën e dialogut me PD, nën drejtimin e Presidentit të Republikës ashtu siç është sugjeruar edhe nga rezoluta e fundit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Kjo tavolinë duhet të ulë përballë zotin Edi Rama, kryetar i PS-së, dhe zotin Sali Berisha, kryetar i PD-së dhe Kryeministër i vendit”, tha Ruka. Sipas tij, një tavolinë me nivele më të ulëta se drejtuesit e këtyre dy partive nuk do të ishte e pranueshme as për ne, por besojmë as edhe për faktorin ndërkombëtar, madje nuk do t’i shërbente zgjidhjes së krizës, e cila është konfirmuar tashmë edhe ndërkombëtarisht.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›