E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tarifat për 60 shërbime që merren te noterët

Laureta Rryçi

Tiranë - Për një sërë dokumentesh që duhet të marrim te noterët duhet të paguajnë tarifa të ndryshme. Gazeta “Albania” ka mundur të sigurojë të gjitha tarifat që janë të vlefshme aktualisht për më shumë se 50 shërbime që ofrohen vetëm nga noterët. Sipas ligjit, çdo noter duhet t’i afishojë të printuara në një vend të dukshëm në mënyrë që qytetarët të jenë në dijeni për tarifat e përcaktuara nga ana e shtetit. Këto tarifa janë miratuar para shumë vitesh dhe nuk kanë pësuar ndryshime. Megjithatë, aktualisht në Ministrinë e Drejtësisë po hartohet një projektligj posaçërisht për këtë kategori. Nëpërmjet tij pritet të ndryshohen jo vetëm tarifat për shërbimet, por edhe mënyra se si do të funksionojnë noterët dhe si do të monitorohen nga Ministria e Drejtësisë mbi zbatimin e detyrimeve ligjore.
Kërkesat
Noterët kërkojnë që të bëhet formatizim i akteve që lidhen me veprimtarinë e tyre, ashtu siç ndodh në të gjitha vendet e tjera europiane. Ana formale e të gjitha akteve të bëhet e njëjtë për të gjithë noterët, modelet të jenë standarde. Do të fillojë identifikimi i të gjithë noterëve nga dhomat përkatëse, ku ata ushtrojnë aktivitetin. Noteri kur merr një licencë deklaron një adresë dhe këtë adresë e deklaron për të ushtruar aktivitetin. Derisa bëhet një deklarim i tillë, ai duhet gjendur atje dhe kjo verifikohet shumë kollaj nga dhomat. Nuk ka nevojë që të merret ministria me këtë pjesë. Janë gjithsej 6 dhoma noterësh në të gjithë vendin, të cilat janë të ndara në zona, që kanë të përfshira disa zona të tjera, si Shkodra, Vlora, Korça, Tirana, Gjirokastra dhe Durrësi.
Tarifat
Për 42 shërbime që ofrojnë noterët janë përcaktuar tarifa të ndryshme që variojnë nga 500 lekë deri 30 mijë lekë të reja. Qytetarëve u duhet vërtetimi i noterit si për përpilim testamenti, për prokurorë të posaçme për t’u përfaqësuar në proces gjyqësor etj. Për kontratë qiraje është përcaktuar 2500 lekë ndërsa për kontratë hipotekimi duhet të paguhet 3000 lekë. Ligji që përcakton tarifat ka vënë rregulla të reja për rastet kur bëhet fjalë për kalim pasurie të luajtshme si dhe të paluajtshme. Tarifat për shërbime të tilla variojnë sipas shifrës së pasurisë që do të kalohet. Ato nisin nga 3 mijë lekë të reja e variojnë deri në 150 mijë lekë të reja.

21 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›