E Diel, 1 Nëntor 2026

Task-Forca përfundon hetimet për dosjen “Kashari”



Tiranë – Task-Forca përfundon hetimet për të arrestuarit për abuzimet e pronave në Kashar të Tiranës. Burime nga institucioni i Akuzës pohuan dje për gazetën “Albania” se tashmë dosja me disa të arrestuar tashmë është drejt mbylljes së hetimeve dhe shumë shpejt do ta dërgojë për gjykim dosjen. Nga të gjithë atë arrestuarit në fillim vetëm njëri prej tyre është veçuar, Ilir Sulaj, 33 vjeç, me detyrë shofer i kryeplakut të Komunës Kashar. Gjatë operacionit të koduar “Kashari 2”, i cili u organizua më 1 dhjetor të vitit të kaluar nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me njësinë Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës, u arrestuan shtetasit; Alfred Sulaj, 33 vjeç, kryetari i Komunës Kashar, Naim Karaj, 45 vjeç dhe Faik Fejza, 56 vjeç, ish-kryetarët e kësaj komune, përkatësisht për periudhën 2000-2003 dhe 2003-2007, Islam Shera, 65 vjeç, ish-kryeplaku i kësaj komune, Shefqet Alikaj, 51 vjeç, ish - përgjegjësi i zyrës së Kadastrës, Ismail Sulaj, 42 vjeç dhe Xhevair Hyka, 43 vjeç, banues në Kashar.

Tentoi të vidhte kapakë pusetash, ndalohet nga policia

Tiranë – Prangoset për veprën penale të “vjedhjes së mbetur në tentativë” një 65-vjeçar. Burime policore thanë për gazetën se Fatmir Arifi, i vitlindjes 1943, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, është kapur në Rrugën e Kavajës, te kryqëzimi i rrugës “3 Dëshmorët”, duke tentuar të vjedhë një kapak pusete. U kryen veprimet procedurale dhe materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale të parashikuar nga nenet 134 dhe 22 të Kodit Penal.

Policia ndalon adoleshentin, dyshohej si shpërndarës droge

Tiranë – E kapën me një sasi lënde narkotike në xhep shoqërohet nga policia. Burimet thanë për gazetën se në ngarkim të shtetasit Ardian Cani, 18 - vjeç, që u kap në flagrancë nga seksioni i Luftës Kundër Drogës, filloi procedimi penal. Adoleshenti lindur në Tiranë, është kapur në flagrancë në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, me një qese transparente brenda të cilës kishte 3 gr lëndë të dyshuar narkotike të llojit Canabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

6 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›