Tatimet: Ligji i amnistisë afat brenda datës 7 prill
25/03/2009 Pas shqetësimit të biznesit
Afati përfundimtar i zbatimit të ligjit për amnistinë fiskale është data 7 prill 2009. Administrata tatimore ka reaguar një ditë pas shqetësimeve të ngritura nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, me një letër publike për moszbatimin e saktë të ligjit dhe keqinterpretim të tij. “Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve sqaron se nuk rezulton asnjë rast në të cilin përfaqësuesit e këtij institucioni të kenë dhënë përgjigje apo interpretim zyrtar të ndryshëm nga kushtet e përcaktuara në këtë ligj si dhe në aktet nënligjore në zbatim të tij. Rastet e përmendura në letrën e dërguar nga presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë gjejnë shpjegim të qartë në ligjin nr. 9986 dhe në udhëzimin nr. 33. Administrata tatimore është e vendosur për zbatimin në mënyrë korrekte të ligjit”, - theksuan në një njoftim për shtyp drejtues të kësaj administrate. Tatimpaguesit kanë afat të shlyejnë pagesat e principalit për të përfituar faljen e gjobave dhe kamatëvonesave brenda datës 7 prill 2009. Ligji hyri në fuqi prej tetorit të vitit të kaluar dhe përfshin faljen e detyrimeve doganore dhe tatimore, detyrimeve të prapambetura të taksës vjetore të qarkullimit rrugor dhe taksës së regjistrimit të përvitshëm të mjeteve, si dhe gjobave e kamatëvonesave të papaguara të kontributeve të sigurimeve shoqërore.