Shoqëritë e kursim-kreditit në skemë pas 6 muajsh
25/03/2009 Kalon në Komisionin e Ekonomisë projekti për sigurimin e depozitave
Depozitat e qytetarëve në shoqëritë e kursim-kreditit do të përfshihen në skemën e sigurimit pas 3 deri në 6 muaj. Ky është afati që deputetët e Komisionit të Ekonomisë u lanë ekspertëve të Bankës së Shqipërisë për të përgatitur kuadrin ligjor për rregullimin e veprimtarisë së këtyre institucioneve financiare jobankare. Gjatë mbledhjes së djeshme në komisionin parlamentar u miratua projektligji i qeverisë për rritjen e kufirit minimal të sigurimit të depozitave në rast të falimentimit të bankave, nga 700 mijë lekë të reja në 2,5 mijë lekë. Por shoqëritë e kursim kreditit janë lënë jashtë këtij ligji, meqë e gjithë veprimtaria e tyre do të rregullohet me ligj të veçantë.
Kërkesa
Ka qenë deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-ministër i Financave, Arben Malaj, i cili kërkoi rregullimin e kësaj pjese sa i përket shoqërive të kursim kreditit. “Fjala depozita apo forma të tjera të grumbullimit nga institucione që në profilet e tyre nuk janë bankare, por nga problematika që krijojnë kanë efekt negativ zinxhir ky është rasti për t’i përfshirë”, - theksoi zoti Malaj. “Do të donim që shoqëritë e kursim kreditit të mbeten jashtë për shkak se është edhe një nga rekomandimet që na kanë lënë FSFC-ja, Banka Botërore apo FMN-ja. Aktualisht duhet të kemi punë për të bërë në rregullimet ligjore dhe rregullative të shoqërive të kursim kreditit dhe unioneve të tyre dhe më pas do t’i fusim ato në skemë”, - tha Toni Gogu, drejtor i Departamentit Ligjor në Bankën e Shqipërisë.
Sigurimi i depozitave
Komisioni i Ekonomisë miratoi projektligjin kur në rast falimentimi të bankës qytetarëve mund t’u garantohet deri në 2,5 milionë lekë, shumë e vlefshme edhe për ekuivalentin në valutë. Për ata që kanë një llogari mbi 2,5 milionë lekë mund ta ndajnë këtë shumë në disa llogari për të bërë të mundur që të marrin pas paratë e tyre. Pritet që kjo masë të shtojë nivelin e kursimeve në bankat e nivelit të dytë. Në bankat e nivelit të dytë rreth 96 për qind e depozitave të individëve janë nën 2,5 milionë lekë.