Tatimet, plani 95%
Kriza
Pas doganave, edhe tatimet konfirmojnë krizën te arkëtimet. Të dhënat e fundit flasin për një nivel të ardhurash në masën e rreth 95 për qind. Goditja më e madhe vjen nga taksa e tatimit mbi fitimin, ku nuk janë mundur të realizohen rreth 4 milionë dollarë arkëtimeve. Deficiti dëshmon edhe një herë krizën që ka mbërritur te bizneset, të cilat nuk po munden të risin aktivitetin. Fitimet e tyre kanë rënë me të paktën 50 milionë dollarë, duke ndikuar në arkën e shtetit. Edhe pse qeveria e ka ulur taksën e tatimit mbi fitimin me 10 për qind, sërish bizneset kanë probleme me menaxhimin e aktivitetit të tyre duke mos mundur të realizojnë sa duhet fitimet. Megjithatë, administrata e tatim-taksave thotë se të ardhurat në krahasim me vitin 2008 kanë pësuar rritje në masën e rreth 45 milionë dollarëve. Në total, qeverisë i munguan për 2009-n, rreth 75 milionë dollarë, edhe pse e rishikoi buxhetin dy herë brenda një viti. Sa u takon doganave, arkëtimet ishin minus 35 milionë dollarë me planin e vendosur nga Ministria e Financave.
#