Tavo: Leja e ndërtimit nga njerëz të PD
Deputeti socialist i zonës së Gjirokastrës akuzoi ministrin Ruli se ka lidhje me firmën që ka ndërtuar pallatin, në të cilën më pas ndodhi tragjedia. "Leja e ndërtimit është dhënë nga njerëz që kanë qenë në stafin elektoral të deputetit Ruli. Prefekti Ksera dhe Bexhet Çobani kanë lidhje me firmën 'Arti shpk'. Inxhinieri i ndaluar është kushëriri i kreut të PD-së së qytetit, Bexhet Çobani. Sekretarja e KRT-së që u tha këtu në seancë se ka firmosur lejen e ndërtimit është aktiviste e PD-së", theksoi Tavo. "Pas lejes së ndërtimit janë edhe punonjës të tatimeve dhe doganave si dhe njerëz të afërt të Rulit. Firma ka lidhje me njerëz në tatime", theksoi Tavo.