E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Te Gjermania ka homoseksualë”



Pas Kupës së Botës, ku u rendit në vendin e tretë, Kombëtarja e Gjermanisë është përfshirë në një skandal të ri, që ka të bëjë me dëshirat seksuale të futbollistëve. Një person i afërt, pikërisht menaxheri i Mikael Balakut, ka deklaruar se disa futbollistë janë homoseksualë. Në një intervistë me gazetarin gjerman Aleksander Osang, Mikael Beker ka deklaruar se ka futbollistë homoseksualë dhe biseksualë, por që nuk duan ta bëjnë të ditur një gjë të tillë. Osang shkruan: - Gjatë bisedës me Bekerin, ai më tha se ka disa lojtarë që janë homoseksualë dhe biseksualë në Kombëtaren e Gjermanisë. Nuk ka rëndësi t’i bëj të ditur emrat, pasi ata nuk duan që të bëhet publike një gjë e tillë”. Menaxheri i Balakut ka deklaruar gjithashtu: “Në dasmën e klientit tim, i ftuar ka qenë këngëtari Elton Xhon, gjithsesi unë nuk dua ta bëj publike arsyen e një ftese të tillë”, ka thënë ai, duke nënkuptuar se ka pasur të ftuar që e kanë kërkuar. Gjithsesi, ka pasur edhe nga ata që nuk i kanë besuar këto deklarata dhe i kanë cilësuar si konspirative në drejtim të grupit të shkëlqyer që ka formuar trajneri Joakim Lëv. Menaxheri i ekipit kombëtar, Oliver Bierhof, nuk ka dashur t’i komentojë aspak deklaratat e Bekerit: “Nuk ia vlen të merresh me gjëra të tilla, pasi janë shumë të ulëta dhe dashakeqëse. Nuk kam pse t’i komentoj”, tha Bierhof. Bekeri, gjatë bisedës me gazetarin, ka deklaruar gjithashtu se rreth 10% e futbollistëve të Bundesligës janë homoseksualë. “Drekuam në një nga restorantet e Luksemburgut dhe Beker me një humor shumë të mirë më përmendi shumë emra të futbollistëve gjermanë që ishin homoseksual”, shkruan në “Spiegel”, publicisti gjerman, Aleksadër Osang. “Bëhet fjalë për ‘gay’ të mirfilltë” dhe për gjysmëhomoseksualë, këto dy kategori janë të pranishme tek ‘kolopuçët’ e trajnerit Lëv”, kishte pohuar menaxheri Mikael Beker, i cili pasi ka dalë kjo intervistë “e fshehtë” dje paradite, ka mohuar esenë e gazetarit, Aleksandër Osang, me të cilin kishte rënë dakord të mos e publikonte. “Nuk është aspak e vërtetë. Tema e homoseksualëve është trajtuar, por jo duke përfshirë kombëtaren. Gazetari është keqkuptuar nga termat e mia filozofike dhe ju garantoj se ka qenë një keqkuptim. Nuk u fol për një fenomen drejt homoseksualitetit të Kombëtares dhe gjysmëgaj të lojtarëve”, hodhi poshtë bisedën e tij me investigatorin, Osang. Por i çuditshëm ka qenë fakti se vetë menaxheri nuk ka dashur të shpjegojë edhe kontekstin e termave të tij filozofikë. Sipas ekspertëve, rezulton se 10 për qind e lojtarëve të Bundesligës janë “Gay”. Si i vetmi që ka pranuar këtë fenomen seksual është ish-lojtari i Erfurtit, Markus Urban, i cili pranoi se ishte homoseksual, por pasi mbylli karrierën e tij si futbollist.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›