E Diel, 1 Nëntor 2026

Te ardhurat doganore, me rritje progresive nga viti ne vit Eglantina Nasi

Doganat jane nje sektor, i cili i ka sjelle buxhetit te shtetit te ardhura gjithnje e ne rritje, nga viti ne vit. Nje fakt i tille rezulton pas nje krahasimi te te dhenave respektive, bazuar ne 10-mujoret perkates te cdo viti. Keshtu, referuar te dhenave me te fundit, qe ka publikuar Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, rezulton se gjate periudhes janar-tetor te ketij viti, buxhetit te shtetit i jane arketuar plot 12.369 milione leke nga te ardhurat doganore ne teresi. Shifer kjo, e cila ne te njejten periudhe te vitit te kaluar ka qene ne vleren prej 11.251 milione lekesh. Ndersa ne vitin pararendes 2010, kane qene 9.707 milione leke te siguruara nga administrata doganore ne teresi dhe me pak akoma, 9.113 te tilla, ne vitin 2009. Duke folur qarte per nje trend rrites te ketij zeri, nga viti ne vit. Nje argument ky qe vlen te thuhet edhe per zerin e akcizes, si nje nder taksat doganore me te rendesishme per arken e shtetit. Konkretisht, te dhenat e DPD-se, tregojne se gjate 10-mujorit 2012, nga kjo takse jane grumbulluar ne total 2.267 milione leke, krahasuar me vetem 2.046 te tilla, per te njejten periudhe te vitit te kaluar. Shifra keto, te cilat rezultojne akoma edhe me te uleta per vitet pararendes, respektivisht 1.766 milione leke per vitin 2011 dhe 1.496 milione leke per vitin 2009. Duke arritur serish ne perfundimin, se akcizat sa vijne dhe po e shtojne kontributin e tyre monetar ne buxhet. Gje, qe vlen te thuhet se vlen edhe pas aplikimit te ligjit te ri per to, kete vit, me ane te te cilit, administrimi i kesaj takse ndryshoi destinacion. Por nga ana tjeter, ne vazhden e ketij krahasimi, mund te permendim edhe taksen e Tatimit mbi Vleren e Shtuar, e cila e komunikuar nga administrata doganore, thuhet se ne fund te 10-mujorit 2012, i ka sjelle arkes se shtetit plot 8.992 milione leke, nga 8.224 qe ka qene ky tregues per te njejten periudhe gjate vitit te kaluar, 2011. Sikunder, mund te thuhet se edhe ne vitet paranderes, 2010 dhe 2009, bie ne sy fakti se ky tregues ka qene ne rritje e siper, cka flet per nje eficence me te madhe te mbledhjes se detyrimit te TVSH-se nga administrata fiskale ne teresi. Respektivisht, ne dy vitet e fundit te permendura, vlera e mbledhur nga TVSH-ja gjate 10-mujoreve perkates ka qene 7.097 dhe 6.792 milione leke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›