E Diel, 1 Nëntor 2026

Të arrestuarit thirreshin me pseudonime

Hetimi

Prokuroria e Krimeve të Rënda tha se personat që akuzohen për trafik ndërkombëtar droge, përdornin pseudonime gjatë bisedave telefonike. Isuf Buna përdorte pseudonimin “Lalushi”, Shefqet Vata njihej ndryshe si “çeti”, Jorid Xhunga kishte nofkën “Ruçi” e “Ridi”, Edmond Taullaj (vëllai i Indrit Taullajt) njihej si “Moke”, Vito Babe kishte pseudonimin “Vehap” dhe Eglantina Lulo njihej si “Tina”. Ky grup kriminal ka pasur si aktivitet të tij trafikimin e heroinës në drejtim të Italisë, në rrugë tokësore, duke bashkëpunuar me elementë kriminalë në vende të tjera si Kosovë, Bosnjë, Kroaci e Itali. Hetimi ka arritur të dokumentojë me prova aktivitetin e grupit në harkun kohor shtator 2008, deri në prill të vitit 2009.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›