U nda nga i fejuari, pi helm
Elbasan
Një 20-vjeçare nga fshati Labinot Katund i Elbasanit është vetëhelmuar dje vetëm se nuk arriti të kurorëzojë në martesë fejesën e saj. Sipas burimeve zyrtare, bëhet e ditur se rreth orës 10.00 të mëngjesit të djeshëm, në fshatin Labinot Katund, rreth 40 kilometra larg qytetit të Elbasanit, është gjetur pa ndjenja 20-vjeçarja M. Meta. Familjarët e kanë dërguar me urgjencë në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku sipas mjekëve është në gjendje të rëndë shëndetësore. Burime të afërta me familjen pohojnë se vajza ka qenë në gjendje depresive, për shkak të ndarjes me të fejuarin e saj, emigrant në Greqi.
#