Të majtët janë kundër lirisë
Shumica e të majtëve nuk janë kundër lirisë. Ata thjesht parapëlqejnë gjithfarëlloj gjërash që nuk shkojnë me lirinë.
Liria e fundme do të thotë e drejta e të tjerëve të bëjnë gjëra që ju nuk i pëlqeni. Nazistët ishin të lirë të ishin nazistë nën Hitlerin. Vetëm kur ju bëni gjëra që të tjerët nuk i pëlqejnë, jeni të lirë.
Një nga shembujt tipikë të imponimit të vizionit të saj nga e majta te të tjerët është detyrimi gjerësisht i shtrirë në shkolla dhe kolegje që studentët të bëjnë “shërbim në komunitet”.
Në vendin tonë ka shkolla të larta, ku nuk mund të diplomoheni dhe kolegje, ku aplikimi juaj mund të mos pranohet, në qoftë se nuk kryeni një aktivitet që në mënyrë arbitrare quhet “shërbim për komunitetin”.
Puna në një azil pleqsh konsiderohet gjerësisht si “shërbim për komunitetin” – sikur ndihma për bohemët është domosdoshmërisht shërbim, dhe jo keqshërbim, për komunitetin.
A është një komunitet më mirë me më shumë njerëz që nuk punojnë, që vijnë vërdallë në rrugë, duke goditur me agresivitet njerëzit në trotuar, duke urinuar në rrugë, duke lënë gjilpërat narkotike në parqe ku luajnë fëmijët?
Kjo është një nga mënyrat, që duke u dhënë shpërblim njerëzve që nuk kanë punuar për ju, thyen lidhjen mes prodhimshmërisë dhe shpërblimit.
Por ajo lidhje mbetet më e pathyeshme se kurrë për shoqërinë si një e tërë. Ju mund të bëni gjithçka si “shpërblim” për individë dhe grupe, por asgjë nuk është shpërblim për shoqërinë si e tërë, madje as ushqimi dhe strehimi.
Për disa njerëz “shpërblim” do të thotë detyrimi i njerëzve të tjerë të punojnë për interesin e tyre. Siç shprehet një mekanik: “Puno më shumë. Miliona njerëz me përkrahje sociale varen nga ju.”
Problemi themelor, megjithatë, nuk janë aktivitete të veçanta që studentëve iu duhet të bëjnë nën titullin “shërbim për komunitetin”.
Çështja themelore është: Ku e gjejnë të drejtën mësuesit dhe anëtarët e komisionit të pranimit në kolegje të përcaktojnë se çfarë është e mirë për shoqërinë si e tërë, ose edhe vetëm për studentët, mbi të cilët ata ushtrojnë nocionet e tyre abstrakte?
Çfarë ekspertize kanë ata që i justifikon të shkelin lirinë e të tjerëve? Çfarë tregon imponimi i tyre, përveçse që budallenjtë hyjnë aty dhe engjëjt ngurojnë të futen?
Çfarë mësimi nxjerrin studentët prej kësaj, përveç nënshtrim ndaj pushtetit arbitrar?
Supozohet se studentët do të fitojnë njëfarë ndjenje mëshirimi ose detyrimi fisnik, duke iu shërbyer të tjerëve. Por kjo varet nga ai që përkufizon mëshirën. Në praktikë, kjo do të thotë të detyrosh studentët t’i nënshtrohen një praktike propagandistike për të përvetësuar vizionin e të majtëve për botën.
Jam i sigurt se ata që parapëlqejnë kërkesat për “shërbim për komunitetin” do ta kuptonin parimin pas kundërshtimit të kësaj, nëse kërkohej në shkollat e larta stërvitja ushtarake.
Shumë nga ata që promovojnë “shërbim (e detyruar) për komunitetin” kundërshtojnë madje me forcë edhe stërvitjen ushtarake vullnetare.
Me fjalë të tjera, të majtët duan të kenë të drejtën të imponojnë idenë e çfarë është e mirë në shoqëri për të tjerët – një e drejtë që ata ua mohojnë rreptësisht atyre që kanë mendime të ndryshme nga ata.
Thelbi i paragjykimit është t’u refuzosh të tjerëve të drejtat që kërkoni për vete. Ky lloj paragjykimi bie ndesh me lirinë, edhe pse shumë të majtë do të habiteshin, nëse konsiderohen kundërshtues të lirisë.