Nuk votojmë, të na jepet dëmshpërblimi
21/05/2009 Familjarët e viktimave të Otrantos
Familjarët e viktimave të Otrantos së bashku me të afërmit e tyre nuk do të votojnë në zgjedhjet e qershorit. Kjo ka qenë deklarata e përfaqësueses së familjarëve të viktimave të Otrantos, Pushime Cala. Sipas saj, ky vendim është marrë për shkak të neglizhencës së qeverisë shqiptare për këtë çështje duke e lënë në harresë për më shumë se 12 vjet me radhë dhe vetëm duke premtuar. Sipas Calës, disa herë kanë kërkuar takim me Kryeministrin Berisha, por vetëm indiferencë kanë marrë si përgjigje duke e quajtur këtë çështje kapitull në mbyllur, në një kohë që shumica e familjarëve nuk kanë marrë dëmshpërblimet. Një prej familjareve të viktimave, Lavdie Maliqi, e cila ka humbur 4 pjesëtarë të familjes së saj shprehet se kohë më parë kur janë takuar nga Kryeministri aktual, i cili shpeshherë e përmend këtë ngjarje që ndodhi në një kohë që të gjithë vlonjatët e kanë plagë, ndërsa tani nuk denjon as t’i takojë dhe t’i dëgjojë shqetësimet e tyre. Në kërkesat e tyre, ajo që ata parashtrojnë është çështja e dëmshpërblimeve që qeveria shqiptare të jetë e vëmendshme ndaj këtij problemi dhe t’i japë një zgjidhje sa më parë. Gjatë deklaratës nuk kanë munguar dhe akuzat ndaj avokates Natasha Shehu, e cila akuzohet prej familjarëve se ka përvetësuar një shumë të konsiderueshme të dëmshpërblimit, për të cilin sipas tyre po zhvillohet një gjyq nga shteti italian. Në tragjedinë e rëndë të Otrantos u shënuan 57 viktima dhe 24 të humbur, ndërsa shpëtuan 34 shtetas shqiptarë. Si çdo vit, edhe në këtë 12 vjetor u hodhën lule në det, u përlotën familjarë.