Të pastrehët presin "shortin" për 40 banesat e përfunduara
Sekretari i Komisionit të Strehimit në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, Agim Halluni ka bërë të ditur se kërkesat për strehim në Shkodër janë 1400, kurse mundësia reale është vetëm 40 apartamente. Komisioni do të punojë me transparencë të plotë, duke verifikuar dokumentacionin e paraqitur nga qytetarët si dhe gjendjen aktuale të tyre. Në fakt sërish kërkesat janë shumë herë më të mëdha sesa mundësia dhe patjetër që po si herët e tjera hatërmbetjet dhe pakënaqësitë do të jenë të mëdha. Bashkia e Shkodrës ka gati 40 apartamente për të pastrehët e këtij qyteti.
Por kërkesat e shumta të depozituara kanë shkaktuar një pamundësi për të zgjedhur fituesit, ndaj një grup prej pesë personash, do të shqyrtoje 1400 kërkesat e bëra. Komisioni do të jetë i përbërë nga anëtarë të këshillit bashkiak. Apartamentet janë ndërtuar nga Enti i Banesave Shkodër, por sipas autoriteteve vendore nuk mund të bëhet strehimi i të gjithë personave apo familjeve që kanë nevojë për një shtëpi. Bëhet e ditur se të interesuarit e listës së të pastrehëve duhet të presin edhe për dy muaj, me qëllim që të mësohen fituesit. Qyteti i Shkodrës ka të regjistruar rreth 3 mijë të pastrehë dhe se më shumë se 2200 prej tyre jetojnë në banesa dhe godina të ish- pronarëve. Dokumentacionet që nevojiten për të përfituar strehim janë, vërtetimet për të ardhurat, një vërtetim që familja banon në shtëpi ish- pronarësh, vërtetim se ka statusin e të pastrehëve, sipas Nenit 5 të ligjit nr. 9232, vërtetim për fatkeqësi natyrore dhe të transferimit.
Email This Klikime: 14
Email This Klikime: 14