Të përndjekurit, 3198 emrat që marrin paratë e dëmshpërblimit
Gazeta boton listën e dytë me emrat e ish të dënuarve politikë që do të marrin paratë. Në tabela janë emrat e 3198 ish të dënuarve që kanë marrë OK nga Ministria e Drejtësisë dhe që janë bërë pjesë e kompensimit financiar nga qeveria. Gazeta boton edhe procedurat, që duhet të ndjekin personat për të përfituar nga fondi i dëmshpërblimit.
Për personat ish të dënuar politikë që jetojnë
Të gjithë këta ish të dënuar politikë pas botimit në fletoren zyrtare të vendimit, duhet që të depozitojë pranë degës së thesarit ku ato jetojnë vetëm numrin e llogarisë në emër të tyre në një nga bankat: “Alpha Bank”, “Raiffeisen Bank”, “Banka Popullore”, NBG, BKT, “Tirana Bank”, “Union Bank”, “Banka Ndërkombëtare e Tregtare”. Pranohet numri i llogarisë vetëm në një nga këto banka, sepse këto janë zgjedhur si kërkesë e ligjit. Këta persona mund të zgjedhin edhe një rrugë tjetër. Ata mund të dërgojnë me postë këtë numër llogarie në emër të tyre në adresën: Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, Tiranë. Me mbërritjen e numrave të llogarisë Ministria e Financave proceson pagesat nga Banka e Shqipërisë në llogaritë personale të përfituesve (ish të dënuarve). Eshtë kusht i domosdoshëm për pagesë përputhja e plotë; Emër, Atësi e Mbiemër në listë me ato në llogarinë bankare. E njëjta procedurë përdoret edhe me të afërmit e personave që kanë marrë vendim kapital. Të gjithë trashëgimtarët e të pushkatuarit depozitojnë pranë degës së thesarit ku jetojnë ose dërgojnë me postë numrin e llogarisë të hapura në një nga bankat në adresën: Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, Tiranë. Veprimet mund të kryhen edhe në emër të një trashëgimtari të vetëm kur së bashku me numrin e llogarisë depozitohet një prokurë që trashëgimtarët e tjerë autorizojnë njërin prej tyre për kryerjen e veprimeve të pagesave. Pagesa pastaj vijon normalisht nga Banka e Shqipërisë në llogarinë e përfituesit. Eshtë kusht i domosdoshëm për pagesë përputhja e plotë: Emër, Atësi e Mbiemër në listë me ato në llogarinë bankare.
PER TE LEXUAR LISTEN E PLOTE, SHKARKONI GAZETEN NE VERSIONIN PDF