Të përndjekurit: Dosjet, publike
Ish të përndjekurit kërkojnë hapjen e plotë të dosjeve dhe bërjen publike të tyre.
BLEDAR HOTI
Në seancën dëgjimore të zhvilluar në komisionin parlamentar të Ligjeve për projektin për hapjen e dosjeve, tre përfaqësuesit e shoqatave të ish të përndjekurve kanë qenë pro hapjes së plotë të dosjeve. Tomorr Aliko, përfaqësues i kësaj shtrese, këmbënguli dje me forcë në dënimin e krimeve të komunizmit, si një etapë të parë dhe më pas hapja e dosjeve. "Ne duhet ta kapim procesin nga koka, nëse nuk dënojmë krimet, atëherë nuk kemi zgjidhur asgjë", deklaroi Aliko i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë. Ndërsa kreu i Institutit të Përndjekurve Politikë, Simon Miraka u shpreh i prerë pro hapjes së të gjitha dosjeve. "Ne jemi të mendimit se dosjet duhet të hapen me anë të një ligji. Duhet të ketë një institut të posaçëm në të cilën duhet të arkivohen dhe të jepen me pagesë", deklaroi Miraka. Hapja e dosjeve për publikun, për të gjithë shtetasit shqiptar kundërshtohet nga ana e PD-së, si maxhorancë. Një gjë e tillë u kontestua edhe nga ana e drejtueses së Grupit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut, Elsa Ballauri. Sipas saj, kjo gjë do të ishte e dëmshme dhe se do të sillte konflikte sociale. "Hapja e dosjeve nuk mund të bëhet në mënyrë transparente, pasi do të kishte probleme të mëdha sociale, do të shkaktonte tragjedi mes familjeve", deklaroi Ballauri. Por një qëndrim i tillë është kontestuar nga ana e Alikos, i cili ka theksuar se "ne kërkojmë hapjen e dosjeve jo për hakmarrje, por ato të bëhen publike dhe njerëzit të dinë çfarë ka ndodhur". Një temë tjetër e diskutimit ka qenë edhe fakti se në ç'mënyrë duhet t'i shtrijë efektet e tij të zbatimit. Nëse ndonjë person është në pushtet duhet t'i ndërpritet mandati apo duhet të vazhdojnë të jenë përsëri në detyrë. Për këtë çështje, përfaqësuesit e kësaj shtrese të së persekutuarve janë shprehur për ndërprerjen e menjëhershme të mandatit të drejtuesve të lartë, apo të punonjësve të administratës së lartë shtetërore. Për këtë çështje, Ballauri theksoi se "është për zbatim të ligjit për ata persona që hartojnë politika, ky duhet të jetë parimi të ligjit". Ballauri kërkoi një draft paraprak për të paraqitur më pas vërejtjet e shoqatës për këtë çështje. Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ilir Rusmali bëri të ditur se të gjitha mendimet e sugjerimet e paraqitura do të merren në konsideratë në hartimin e draftit përfundimtar. Ish të përndjekurit kanë theksuar se ligji duhet të miratohet sa më parë, "pasi nuk mund të lejohen që ish-sigurimsa të jenë në krye të posteve drejtuese". "Ne nuk mund të lejojmë më që persona si Dhimitër Shkodrani të dalin dhe të mbrojnë demokracinë në vend, apo dhe gjyqtarë që kanë dënuar shkrimtarë të flasin sërish për krimet e komunizmit, apo të marrin poste drejtuese", theksoi ish i përndjekuri Adrian Kati.
Bumçi dhe Isaraj, relatorë
Komisioni Parlamentar i Ligjeve nuk ka paraqitur një draft të tijin, në lidhje me mënyrën e hapjes së dosjeve në vend. Kryekomisioneri Rusmali bëri të ditur se për hartimin e këtij drafti do të jenë sërish dy deputetët Aldo Bumçi i PD-së dhe Arben Isaraj i PS-së për nxjerrjen e konkluzioneve të përbashkëta. Dy deputetët do të negociojnë së bashku për arritjen e një konkluzioni apo dhe të një drafti të përbashkët për hapjen e dosjeve. Deputeti i PD-së, Bumçi ka deklaruar se do të punohet mbi tre draftet e paraqitura nga PS, PD dhe PDK. Rusmali pati mbledhjen e parë të si kryekomisioneri i Ligjeve. Këtë detyrë të re ia uroi dhe nënkryetari Fatmir Xhafaj, i PS-së.
Topalli: E gatshme të riverifikoj “dosjen” time
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i është kundërpërgjigjur kryesocialistit Edi Rama, në lidhje me akuzat për hapjen e dosjeve. Rama kishte kërkuar që Topalli duhet të hapë vetë dosjen e saj e para, duke treguar një vullnet. "Unë përshëndes ndryshimin e qëndrimit të shprehur nga zoti Rama dhe shpresoj shumë të jetë kështu dhe të mos jetë demagogji, por kjo sigurisht do të provohet në sallën e Parlamentit. Gjithmonë kam besuar se ky ligj duhet të jetë një ligj me "tolerancë zero" ndaj çdo oficeri dhe spiuni të Sigurimit të Shtetit, pa klauzola lehtësuese, pra një ligj me një nen, po të ishte për mua", theksoi Topalli. Kryeparlamentarja, në intervistën e dhënë për "Top Channel", theksoi se "është parim bazë dhe e kam përsëritur edhe herë tjetër, që verifikimi të nisë nga Kryetari i Parlamentit e të vazhdojë me të gjithë zyrtarët e lartë dhe kryetarët e partive politike, kryesisht parlamentare". "Personalisht, mbroj fort idenë që edhe politikanët që janë verifikuar 2 apo 3 herë edhe nga PS edhe nga PD, të riverifikohen. Duke votuar dhe firmosur këtë ligj si deputete dhe Kryetare e Kuvendit, do të jetë një ditë kur do të jem krenare se po i bëj një shërbim të madh vendit tim, për t'u ndarë njëherë e mirë nga e kaluara që ka qenë nga më të egrat", theksoi Topalli. Ajo ndan bindjen se "pa çrrënjosur nga jeta publike rrjetin e "gestapos" shqiptare, ky vend nuk ka të ardhme në Evropë, dhe këtë po jua them si një njeri që Sigurimin e Shtetit dhe spiunët e tij i kam pasur në kurriz, jo që nga dita kur kam lindur, por 20 vjet para se të lindja, që në 1944-ën".