Të përndjekurit, lista e përfituesve
Gazeta boton sot listat zyrtare të miratuara nga Ministria e Financave me emrat e të përndjekurve që do të marrin paratë e dëmshpërblimit për vitet e burgut komunist. Në tabela janë 1370 emrat e dënuarve me burgim dhe emrat e 72 të dënuarve me vdekje gjatë viteve 1944-1990. Të gjithë personat që kanë emrat në listë duhet të hapin një llogari depozite bankare në një nga filialet e këtyre tetë bankave: Alpha Bank, Raiffeisen Bank, Banka Popullore, Banka Kombëtare Greke, BKT, Tirana Bank, Union Bank, Banka Ndërkombëtare Tregtare. Pas hapjes së llogarisë personat do të depozitojnë fizikisht në degët e thesarit të çdo dege vërtetimin/konfirmimin për emër, atësi, mbiemër dhe numrin e llogarisë në formë të shkruar. Me përcjelljen e këtij informacioni nga dega e thesarit në Ministrinë e Financave, kjo e fundit do të procedojë pagesat/transfertat për në llogaritë e përfituesve. Tabelat e mëposhtme janë vetëm grupi i parë i verifikuar, të cilëve u janë bërë përllogaritjet edhe për përfitimet e mëparshme. Procesi i dëmshpërblimit do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim. Në tabelat e mëposhtme nuk është afishuar sasia e parave që do të përfitojë secili nga të përndjekurit për të ruajtur konfidencialitetin e secilit. Tërheqja nga këto llogari do të bëhet vetëm nga përfituesit direkt. Në rastet e vdekjes së përfituesit, bankat mund të lejojnë tërheqjen vetëm kundrejt certifikatës së vdekjes dhe një akti gjyqësor për përfituesin ose përfituesit e tjerë. Në buxhetin e këtij viti janë parashikuar rreth 1 miliard lekë për dëmshpërblimin e të përndjekurve. Kësaj shume, sipas financave do t’i bashkohet edhe fondi i vitit të kaluar, i cili dështoi të shpërndahej. Nga ana tjetër për të përndjekurit dhe ish-pronarët janë parashikuar edhe rreth 10 për qind e të ardhurave nga privatizimi. Deri tani është privatizuar “Armo”, me rreth 126 milionë euro, aksionet e AMC me rreth 45 milionë euro dhe pritet privatizimi i INSIG. Shuma këto që mund të mbushin fondin për dëmshpërblimin e këtyre shtresave.
Bankat ku do hapen llogaritë
Alpha Bank
Raiffeisen Bank
Banka Popullore
Banka Kombëtare Greke
BKT
Tirana Bank
Union Bank
Banka Ndërkombëtare Tregtare
1442 peersona
do të jenë të parët që do të përfitojnë dëmshpërblim për dëmin gjatë viteve të komunizmit. Nga këta 72 persona janë të dënuar me vdekje gjatë këtyre viteve
PER TE PARE LISTEN E PLOTE JU DUHET TESHKARKONI GAZETEN NE FORMATIN PDF