E Diel, 1 Nëntor 2026

Të rejat më të fundit nga bota VIP

Nicole Richie ne plazh

Nicole Richie, Avril Lavigne, Nicole Kidman, Pink. Te fshehtat e yjeve te muzikes dhe kinemase

Ja sekretet e Nicole Richie Nicole Richie vetëm pak javë pas lindjes është rikthyer në formë perfekte. E dobët dhe me bark të sheshtë, Nicole e ka një sekret të sajin. Çdo ditë ajo ha sushi dhe sallata të ndryshme, por ajo që është edhe më e rëndësishmja, Nicole nuk del asnjëherë nga shtëpia pa korse. Madje nga një herë ajo vesh edhe dy palë njëherësh, për të kryer mrekullinë e linjave të bukura. Pas lindjes së djalit të parë, Nichole ka dashur të bjerë menjëherë nga pesha, dhe kështu ndodhi. Një dietë e hekurt me bazë peshku dhe perimesh, plus ndihmën e korsesë, ajo ndihet e bukur dhe shumë në formë. Ajo që bërë të gjejë sekretin e linjave të mrekullueshme, ka qenë pikërisht revista “OK”, sipas së cilës Nichole nuk del asnjëherë nga shtëpia pa “mbathjet shtrënguese”, vetëm e vetëm për të ngjarë më “slim”. Thuhet se edhe i dashuri i saj është shumë krenar për këtë stil veshjeje, saqë kur janë vonë, ai e ndihmon që t’i gjejë ato në dollap dhe t’i veshë. Në këtë rast thuhet qofshin të lumtur! Kidman tregon barkun Të gjithë projektorët janë për barkun e Nikole Kidman. Ajo tashmë nuk po e fsheh më shtatzëninë e saj, madje shfaq format e rrumbullakosura në prezantimin e filmit “The Golden Compass” në Tokio. Kidman duket se është në formë perfekte në skenën japoneze, me një fustan të zi mëndafshi dhe tyli me efektin “shihet - s’shihet”. Shtatzënë në muajin e pestë, ajo shfaqet shumë krenare për gjendjen e saj. Në fakt, duket shumë mirë, edhe pse në moshë 41 vjeçe. Pas divorcit në 2001-shin, ajo ka rigjetur lumturinë në dashuri, sidomos me lajmin për shtatzëninë e shumëdëshiruar. Nikole në fakt e ka shumë përzemër opinionin e fëmijëve të saj, kështu që shprehet se ajo po xhiron filma që fëmijët t’i shohin bashkë me shokët e tyre. “Dua që fëmijët e mi të marrin pjesë në premierat e filmave që unë bëj”, shprehet ajo. Kjo është një arsye që Nikole ka refuzuar propozimin për një film të ri: familja ka gjithmonë vendin e parë. Divorcohet Pink Pas 4 vjetësh fejesë dhe dy martesave, pop-stari dhe aktorja Pink dhe i shoqi i saj, Carey Hart, i kanë thënë njëri-tjetrit lamtumirë. Por në çdo rast duket se çifti ka arritur të mbajë marrëdhënie të mira. Pink dhe Carey janë martuar në janar të vitit 2006 në Kosta Rika. Pop-stari i kishte kërkuar dorën kavalierit të saj pas një gare motokrosi. Përfundon kështu një dashuri me ulje-ngritje, që dukej si i konsoliduar. Dashuria ka mbaruar dhe çifti ka dhënë lajmin e fundit të lidhjes. Ngjante si një histori shumë e bukur dashurie, por nuk funksionoi dhe siç ndodh në Kaliforni, “ngrihet një pankartë” me shkrimin: “The End”. Avril Lavigne shtatzënë? Avril Lavigne dhe i shoqi, Deryck Whibley, janë parë duke bërë pazare në disa butikë me artikuj bebesh në Los Anxhelos. Sipas shtypit amerikan, kjo është prova e shumë zërave që qarkullojnë mbi një shtatzëni të mundshme, edhe pse për momentin Avril nuk e ka konfirmuar lajmin. Ajo madje është shprehur se thjesht ka shtuar në peshë dhe se nuk është shtatzënë. Po blerjet për cilën bebe po bëhen?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›