E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të rinjtë e FRPD-së vizitojnë Durrës-Kukës



Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, së bashku me kreun e tyre, Gerti Bogdani, kanë vizituar kantierin e ndërtimit të rrugës Dukës-Kukës. Më se 200 të rinj e të reja kanë udhëtuar drejt Rrepsit, deri në tunelin e Kalimashit. Duke folur për mediat, Bogdani tha se kjo autostradë tregon se u ka ardhur fundi i rrugëve të ngushta e problematike. “Është krenari që vijmë këtu sot, të shohim këtë vepër kaq të mrekullueshme, një vepër që do t’i mbetet brezave dhe kombit shqiptar për vitet që vijnë, si një standard i ri i vendosur në zhvillimin e Shqipërisë. Sot jemi dëshmitarë të standardeve të reja me të cilat Shqipwria po zhvillohet, në autostradën ku sot po ecën si anëtare e NATO-s drejt Bashkimit Europian. Ne jemi me shumë fat dhe jemi krenare që, si të rinj sot, jemi dëshmitarë të kësaj vepre madhështore dhe jemi pjesë e këtij ndryshimi, sepse realisht sot, Shqipëria po ndryshon!”, - tha Bogdani duke shtuar se kjo rrugë është një trashëgimi për të gjithë shqiptarët. Ndërkohë, të rinjtë e PD-së kanë parë nga afër punimet të bëra nga makineri të mëdha. Ata vizituan edhe punimet në tunel. Drejtues të punimeve konfirmuan se brenda një muaji pritet hapja e tunelit, ndërkohë që i gjithë segmenti nga Rrësheni në Kalimash, prej 61 kilometrash, do të përfundojë sipas afateve, brenda muajit qershor.

Turi ballafaques, Bode në Korçë, Pollo në Urën Vajgurore

Ministri i Financave, Ridvan Bode, i shoqëruar nga deputeti Edmond Spaho vazhdoi turin “Shqipëria po ndryshon” në disa komuna të Kolonjës në qarkun e Korçës. Bode deklaroi se qeveria është duke vënë në zbatim një projekt për rindërtimin e aksit Ura e Leklit – Përmet – Leskovik – Kolonjë – Korçë. Sipas tij, ky investim, i cili kushton rreth 80 milionë euro, do të jetë arteria e lindjes së vendit dhe pritet të sjellë zhvillim për zonën. Ndërkohë, Bode nuk ka lënë pa përmendur dhe kryesocialistin Edi Rama, të cilin e cilësoi si person që nuk premton asgjë. Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri Pollo ka qenë në Urën Vajgurore në Berat, ku ka zhvilluar një takim me banorët e zonës. Pollo u ka kërkuar të gjithë banorëve të pajisen me letërnjoftime si një dokument, i cili do të ndryshojë jetën e gjithsecilit, pasi me këtë dokument regjistrohen pronat, merr shërbimet arsimore dhe shëndetësore si dhe siguron bazën e pensionit të ardhshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›