Topi dekreton Mirela Fajën për në Gjykatën e Lartë
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekretoi dje Mirela Fajën si gjyqtare për në Gjykatën e Lartë. Mirela Faja shërben sot si gjyqtare pranë Gjykatës së Faktit në Tiranë. Emri i saj është propozuar në Presidencë vite më parë, kur drejtohej nga Alfred Moisiu. Ky i fundit nuk e dekretoi Fajën, por disa të tjerë për në Gjykatën e Lartë. Presidenti Topi duket se ka zgjedhur këtë emër që të shkojë në gjykatën më të lartë të vendit. Dekreti do të kalojë në Kuvend, ku deputetët pritet të japin mendimin e tyre me votë të fshehtë në lidhje me këtë zgjedhje të Presidentit Topi.