Të shkatërrosh është më e lehtë së të mbrosh
(Refleksion mbi librin e Blushit “Të jetosh në ishull”)
Zamira Çavo
Më në fund, një vepër letrare tërheq pas vetes një vëmendje që nuk është parë prej dekadash në Shqipëri. Madje ja kalon dhe politikës. Në qerthullin e saj ka ngecur mendimi i kritikut letrar dhe pseudokritikut, politikanit dhe psudoplitikanit, i ateistit dhe besimtarit, i njeriut të thjeshtë dhe i të diturit, i atij që e ka lexuar librin dhe atij që vetëm ka dëgjuar për të… Libri i Blushit duke se ka ngritur disa metra lart stekën e letërsisë dhe intelektualizmit të sotëm. Dhe sigurisht që shumica, që kërkon të vendosë standardet e veta modeste, nuk mund të pranojë të qëndrojë më sytë nga qielli për të parë stekën. Prandaj i mirëkuptoj të gjitha përpjekjet për të lëshuar gurë, me qëllim rrëzimin e saj. Por Libri i Blushit, është më shumë se një libër, është më shumë se një sagë, është më shumë se një histori. Çdo shqiptar kur e lexon, besoj se duhet të ndjehet krenar për çka shkruhet në të. Në fund të librit besoj se çdo lexues duhet të këtë marrë një dozë narcizimi të ligjshëm! Pak më intereson në se vërtet i di Blushi i ri kaq shumë fakte të historisë sonë, nëse ai i njeh kaq mirë librat e shenjtë apo kuzhinën e trashëguar në shekuj, nëse ka gërmuar në sëndukët e gjyshit apo ka “lexuar” në shkrimet e botës, për mua personalisht ai ka meritën e madhe që sjell në letërsinë shqipe një gurë të çmuar dhe që i lejon çdo kujt ta vlerësojë librin sipas asaj që ai dëshiron. Unë e rilexova dhe në fund pashë se si historia e shqiptarëve është ricikluar ndër vite, duke patur një motiv, atë që Blushi ka vënë në gojën e Isakut në Voskopojë: “Të shkatërrosh është më e lehtë se të mbrosh”. Ky është konkluzioni në të cilin vijnë shqiptarët pasi e pësojnë. Historia i ka vënë shpesh përballë njeri tjetrit, dikur me fe e sot me parti. Gjithnjë kundërshtarë, e si shqiptarë, kundërshtarët në beteja janë vrarë, prerë e sakatuar mes tyre dhe më së fundmi, e kane kuptuar se duhet të mësojnë të jetojnë në paqe sepse “ekuilibri mes të kundërtave është më i përkryer se ai mes të ngjashmëve”. Mendoj se ky është një mësim, madje mësim i madh që vjen nga historia e kombit tonë. Nuk besoj se marrin rëndësi përshkrimet që autori i bën myslimanëve, përkundrazi, mendoj se përtej këtyre përshkrimeve, qëndron ideja e të jetuarit në një kulm. Por natyrisht që të arrish paqen është dashur lufta dhe kur vjen puna për luftë e për sherr, ne shqiptarët dimë ta çojmë inatin deri në shkatërrim. Më tej ... vetëm më tej, kuptojmë se luftën mund ta fitoj më kollaj ai që shkatërron, por është shumë herë më e vështirë të ndërtosh e rindërtosh sërish. Kështu ka ndodhur në shekuj me ne, por kështu po ndodh dhe në postdemokracinë tonë. Unë të paktën kështu e kam lexuar mesazhin e ishullit.
Për 17 vjet, të ndarë në parti të ndryshme, shqiptarët janë kundërvënë ndaj njeri tjetrit jo vetëm me inatin partiak, inat ky që ka ndarë vendin, por dhe në agresivitet patologjik, që ka sjellë për gati dy dekada vetëm shkatërrim. Forcat politike kundërshtare, e ngrenë adrenalinën e militantëve deri në ekstrem. A nuk dogjëm e shkatërruam në emër të demokracisë? Tani vuajmë pasojat e atij shkatërrimi. A nuk u ndërsyem kundër njeri tjetrit, nën emrin e partive, deri sa rrëmbyem armët në 97-tën? Luftën vërtetë mund ta fitojë më lehtë ai që shkatërron, por më tej shqiptarit i duhet të vuaj paqartësinë e tij, i duhet të vuaj pasojat e shkatërrimit dhe të kuptojë se është më mirë të jetosh nën një kulm i qetë dhe në paqe. Por, që të arrihet kjo, kërkohet më shumë tolerancë, atë tolerancë që më së paku na i ka mësuar feja në Shqipëri. Vetëm një miop social dhe jo më intelektual, do të besonte se fetë në Shqipëri kanë “lindur” harmonike. Ato luftuan njëra tjetrën për ti shtrirë hapësirat, sa më shumë shtriheshin fuqitë e perandorive që lidheshin me to. Dhe kjo luftë e dhunshme ose jo, me dëshirë apo me detyrim, solli gjithnjë pasoja që e vunë në mendime shqiptarin dhe e bënë të kuptojë se harmonia është ajo që duhet për ta mbajtur gjallë fshatin, krahinën, vendin. Por Blushi na kujton se për të arritur këtë harmoni “prijësit” e luftës janë detyruar të largohen nga “beteja” për t’ia lënë rrugën hapur tolerancës. (Arianit Komneni u largua për ti lënë rrugë të lirë myslimanëve në fshat, martesave të tyre me të krishterë)... Kështu ka ndodhur në histori. Dhe është një arsye më shumë për të kujtuar realitetin ku jetojmë.
Në refleksion tim në fund të rileximit, vetiu më lindi pyetja: a mos ka ardhur koha që të shkrihen akujt mes partive, me qëllim ndërtimin e një politike të tolerancës? Objektivisht vendi është i lodhur në ekstremin e vet. Ekonomia është në krizë, qeveria Berisha është e aftë të pjellë vetëm Gërdece, (të paktën kështu ka dëshmuar gjatë gjithë kohës së qeverisjes së vet), populli ka humbur besimin dhe indiferenca politike rrezikon ndjeshëm të ardhmen e demokracisë. Pra momenti është. Ajo që më duket dilemë është mundësitë reale që ka politika shqiptare për të qenë tolerante dhe për të gjetur rrugën e largimit të “prijësve” që udhëhoqën “luftën”. Kam përshtypjen se kjo është dilema e Blushit: “Mirësia nuk është e mjaftueshme për të ndërtuar paqen dhe paqja nuk është e përjetshme nëse nuk e mbron me luftë”. Kjo është dilema e politikanit dhe jo e shkrimtarit. Është dilema e atij që ende nuk është i bindur nëse lufta politike e ka nxjerrë në bregishull anijen politike dhe nëse është e siguritë që kapitenët nuk do të kthehen për të rimarrë drejtimin.
Romani i Blushit është një libër që do kohë ta lexosh, do laps që ta nënvizosh dhe zemër që ta pranosh. Por gjithsesi, duke veçuar Blushin politikan nga Blushi shkrimtar, dhe duke vlerësuar vetëm këtë të fundit, shpresoj që libri të krijojë refleksione në vetëndërgjegjen e gjithsecilit. Sidomos të politikanëve. Në fund të fundit historia përsëritet dhe ajo është e pashmangshme. Ata vetëm mund ta ngadalësojnë.
6 Maj 2008