E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të shkruarit e fjalimeve politike

Nga cikli Mediat dhe Politika

Gëzim
Mekuli*

Gjuha, fjala e shkruar, si kurrë njëherë më
parë, është shndërruar në një mjet të fuqishëm për të ndikuar e drejtuar
proceset politike. Ca do të thonë se kjo nuk është asgjë e re. Kjo punë dihet!
Por, si asdhenjëherë më parë gjuha, teksti dhe fotografia nuk kanë pasur mjetin
dhe mundësinë për të depërtuar edhe atje ku më pare as që mund të ëndërrohej.
Duke parë këtë përparësi shumëdimensionale shumë aktor politik shfrytëzojnë
gjuhën, pra fjalimet, për të ndryshuar dhe zbukuruar realitetin e botës që na
rrethon.  

Sot, politikanët, ushtarakët apo edhe
udhëheqësit e institucioneve të rëndësishme nuk i shkruajnë vet fjalimet që
këta i lexojnë. Kjo është një praktikë që ka dobësitë dhe përparësitë e veta.

Shohim se fjalimet politike të kryeministrit
kohëve të fundit janë më të dobëta nga aspekti gjuhësor e retorik; fjalimet
janë të mbushura me fjalë zbukuruese, klishe, fjali të zbrazëta, pa përmbajtje
logjike dhe, me plot patos.
Qeverisë i mungon një shkrues i mirë i fjalimeve. E dimë se kryeministri
është i ndihmuar nga të tjerët për të shkruar fjalimet e tij. Por ky nuk është
i vetëm. Qeveria norvegjeze ka më shume se 120 këshilltarë dhe shumë nga këta
ndihmojnë në të shkruarit e fjalimeve.

Sot, më i njohur është të shkruarit e
fjalimeve në ShBA. Mund të themi se fjalimet politike të Barak Obamës janë
fjalimet politike më të mira në botë. Është Jon Favreau ai cili i ndihmon
Obamës të shprehë mendimet e tij në mënyrën me bindëse. Në hapësirën
intelektuale Favreau konsiderohet gati edhe si një idol; djaloshi 28 vjeçar i
cili edhe në kafeteri ka aftësi të formuloj fjalët të cilat ndikojnë në tërë
botën.

Por, deri në 1933 nuk ishte kështu. Roosevelt
ulur pranë oxhakut shkroi fjalinë e parë që do ta thoshte para popullit
amerikan; është kjo fjalia e njohur e tije: The only thing we have to fear is
fear itself. (E vetmja gjë që ne duhet frikuar është vet frika)

Politikanët e fshehin se janë të tjerët, ata
që i formësojnë fjalët e tyre

Manuskripti i Roosevelt i shkruar me dorën e
tije sot gjendet në muzeun e Rooseveltit. Këtu mund të shihen përmirësimet
gjuhësore dhe fshirja e fjalëve. Bile bile këtu gjendet edhe dokumenti me
nënshkrimin i tij që vërteton se ky është manuskripti i tij origjinal i
fjalimit që u mbajt në Capitol. Por këtu është vetëm një problem: Roosevelt
nuk e shkroi vet këtë fjalim. Ai nuk e gjeti fjalinë dhe thënien e famshme E
vetmja gjë që ne duhet frikësuar është vet frika. Fjalimi është formësuar nga
Raymond Morley, ndërsa citati vjen nga shoku dhe këshilltari Louis Howe.
Presidenti i ardhshëm i ShBA, Roosevelt, 
shkroi me dorë e me kujdes fjalë për fjalë fjalimin e shkruar nga të
tjerët, me qellim që askush të mos dyshonte se ai kishte fjalimshkruesit e tij.

Çfarë mund të mendojmë rreth kësaj? Nëse
Roosevelti vet nuk i ka menduar fjalët, atëherë a janë këto fjalët e tij?
Mendimet e tij? Politikat e tij? Këto pyetje nuk vlejnë vetëm për presidentet
amerikan. Që nga Sokrati e deri sot tek shqiptaret fjalëmbajtësit kanë pasur
ndihmë në të shkruarit e fjalimeve dhe formulimin e mendimeve.

Kur kryeministri i Kosovës mbajti fjalimin e
tij për pavarësinë e Kosovës, kur presidenti i Kosovës mbajti fjalimin për
zgjedhjet e lira, kur lideri i partisë së AAK-së mbajti fjalimin për ardhjen e
presidentit Klinton në Prishtinë, atëherë vlen e njëjta gjë, si ajo tek fjalimi
i Rooseveltit: Edhe këta nuk i formësuan fjalimet e veta.   

Politikanët parapëlqejnë që të mbajnë në
fshehtësi se, ata nuk formulojnë vetë fjalët e veta. Dhe, ata që i shkruajnë fjalimet
heshtin rreth asaj se çfarë bëjnë. Në sistemin politik ndoshta askush nuk
punësohet si fjalimshkures; ata punësohen si sekrater/e ose këshilltar/e,
ndonjëherë edhe si bashkëpunëtorë për marrëdhënie me publikun. 

Pse kemi fjalimshkrues?

Më e mira prej të mirave do të ishte që
politikanët të shkruanin vet fjalitë e tyre. Pike së pari politikanet mbajnë
shumë më shumë fjalime, se sa ata kanë mundësi të arrijnë e ti shkruajnë këto. Për
krye-ministrat tanë nuk është e pazakonshme që të mbajnë edhe deri 20 fjalime
brenda një muaji. E pabesueshme!?

Fjalimeve u mungojnë origjinaliteti dhe
qartësia

Kryeministri duhet të sigurohet që të mos
thotë diçka të papërshtatshme; pra fjalimi duhet të jetë politikisht i
përshtatshëm. Gjithsesi ky duhet të ketë kujdes që të mos thotë diçka
jokompetente apo diçka që mund të ketë pasoja juridike politike. Keni vu re
se si fjalimshkruesit i kanë shtuar, kohëve të fundit, fjalimeve të kryeministrit
edhe fjalën Kosova multietnike? Apo edhe tjetra: Dëgjoni e numëroni me kujdes
sa sa herë kryeministri përdor fjalën kombi shqiptar dhe/apo fjalën
shqiptaret. Në të gjitha fjalimet e shkruara nga fjalimshkruesit, fjala
shqiptar dhe fjala flamuri kombëtar është, thuaja, shkrirë në Kosovar dhe
flamuri i Kosovës. A nuk na kujtojnë këto fjalime politikat e Josip Broz
Titos?

Fjalimshkruesit, pra mendimpërpunuesit, duhet
me një kujdes kirurgjik të sigurojnë kryeministrin që të mbetet brenda kornizave
që i parashtron agjenda politike e UNMIK-ut dhe/apo EULEX-it.

Si pasojë e kësaj, fjalimet  e tilla nuk janë të bindshme dhe të
gjalla. Arsyeja është se nga qarqet politike vjen porosia e cila urdhëron se,
kush do te mbaj fjalimin dhe, në cilin vend duhet të mbahet fjalimi. Porosia
vjen edhe me detyra tjera, ku ndër tjera, theksohet se çfarë duhet të theksohet
në fjalim, e çfarë nuk lejohet të mos ceket fare. 

Fitohet përshtypja se fjalimet e shkruara nga
të tjerët u ofrohen politikanëve tanë pak kohë para se të bëhet porosia e
kamerave televizive. E them këtë sepse gjuha e përdorur në këto fjalime është
gjuhë e zbrazët, është një fjalor thuaja romantik e me premtime shumë. Tjetra;
gjuha e trupit dhe zëri nuk përputhën fare me tekstin që lexohet. Është një
kopjim joprofesional i retorikës së shkruar nga të tjerët. Fjalimet e
kryeministrit e të presidentit të Kosovës janë edhe fjalime, që nisur nga
rrafshi social, kulturor e etnologjik nuk përputhen fare me zhvillimet
historike të kombit shqiptarë.

Sa më e madhe rëndësia e një ndodhie politike,
aq më shume ka ndërmjetësime të fjalimshkruesve. Këta flasin tek shqiptaret me
kode te panjohura për kulturën dhe traditën e tyre. Aq shumë dëshirohet të
manipulohet me fjalën dhe gjuhën, sa që krijon idenë se je duke dëgjuar fjalimet
e Enver Hoxhës e Hrushovit; Nënvizohet se qytetarët janë të barabartë (vë re
se si fjala popull nuk ceket në fjalimet e politikave tanë, kjo fjalë sot është
zëvendësuar me fjalën qytetar). Në fjalimet e tyre thuhet se Kosova ka të
arritura të mëdha politike e ekonomike, shumëtheksohet se demokracia ka
depërtuar ne te gjitha poret e shoqërisë, propagandohet e provohet qe Kosova të
paraqitet si shoqëri me pak probleme ekonomike, e me pak defekte politike;
ndoshta më e mirë se edhe shoqëria norvegjeze. E kësaj i thonë manipulim dhe
propagandë.

Procesi i shkrimit te fjalimeve nga te tjerët
shtrembëron porosinë, atmosferën dhe deformon te vërtetën. Fjalimeve të tilla u
mungojnë qartësia; u mungon brumi shqip. Një dukuri shqetësuese në fjalimet e
politikanëve tanë është se këta flasin në vetën e parë UNË: Unë kam bërë,
Unë intervenova qe të dhurohen 1 milion euro, Politikat e mia, Unë do ta
zgjedhë problemin e Kosovës, etj. Këta nuk përdorin shumësin NE. Përmes kësaj
krijohet bindja se populli tanimë nuk ka nevojë të jetë i gjallë në proceset
politike, sepse tanimë është një politikan që i zgjedhë të gjitha problemet.
Këto fjalime duan që popullin ta largojnë e ta izolojnë nga proceset politike.
A nuk na kujton kjo fjalimet e Stalinit?  

Është edhe tjetra; përmes fjalimeve të tilla
karakteri i fjalimmbajtësit është i paqartë dhe i pabesueshëm për popullin.
Sepse, ai apo ajo që shkruan për tjetrin është shpesh më i kujdesshëm dhe më
diskret. Dhe, është e vështire qe ta qëllosh saktësisht stilin gjuhësor të një
personi tjetër. Aq më tepër rreziku sht

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›