“Të tejkalohet ngërçi i bojkoteve, vendi për dialog është parlamenti”

Ambasadori spanjoll, Manuel Montobio
Presidenca spanjolle e Bashkimit Evropian reagon sërish, për situatën politike në Shqipëri, duke apeluar për gjetjen e një zgjidhje të menjëhershme dhe pa e zgjatur, bojkotin. Ambasadori spanjoll në vendin tonë Emanuel Montobio, i ka bërë thirrje politikës shqiptare të zbatojnë sa më parë rekomandimet e raportit të BE.
Montobio tha se ngërçi politik ka kosto për Shqipërinë dhe përgjegjësit e vetëm janë pozita dhe opozita.
“Ngërçi politik, ka kosto për Shqipërinë. Përgjegjësit e krizës politike janë pozitë-opozita dhe si të tillë duhet të gjejnë zgjidhje”- tha ai.
Montobio ka deklaruar se vendi për dialog mes tyre është parlamenti, ndërsa theksoi se, “Zgjidhja e krizës është tek respekti për kushtetutën, për transparencën.”
Ambasadori spanjoll i ka bërë thirrje edhe njëherë klasës politike, të mos qëndrojë indiferente ndaj raportit të fundit të BE, por të ndjekë rekomandimet që ai jep.
Montobio ka thënë gjithashtu se “sfidë nuk është të futesh në Europë, por të bëhesh si Europa”.