Të verbrit: Pas 30 prillit në grevë
Shoqata e të Verbërve kërcënon me grevë urie nëse qeveria nuk i plotëson kërkesat. Kryetari i Shoqatës së të Verbërve, Sinan Tafaj, deklaroi dje protesta masive do të fillojnë në të gjithë vendin nëse nuk ka asnjë reagim nga strukturat përkatëse deri në datën 30 prill. “I kemi bërë të ditur qeverisë me shkrim se pas datës 30 prill, nëse ajo nuk do të ketë një përgjigje për 5 kërkesat tona përshkallëzimi do të vazhdojë me mosbindje civile. Ka një listë të gjatë të 500 vullnetarëve të verbër, që duan të futen në grevë urie për të bërë një sakrificë sublime në mbrojte të interesave të tyre”. Tafaj shtoi se nuk është zbatuar ligji nga ana e ministrave të Punës, Barka e Duro, për të cilët po përgatitet edhe një kallëzim penal. “Të dy ministrat nuk kanë përmbushur siç duhet ligjin dhe kanë shkelur të drejtat tona”- deklaroi Tafaj.