E Shtunë, 31 Tetor 2026

UT, ndan kuponët për 4600 studentë

 

Universiteti i Tiranës ka pajisur me kuponët e aplikimit për kartat të gjithë studentët, që nuk disponojnë pasaportë. “Procesi i shpërndarjes së rreth 4600 kuponëve ka përfunduar dhe pritet, që në një kohë shumë të shkurtër ata të pajisen me kartat e identiteti”, sqaruan burime zyrtare nga UT. Studentët pa pasaportë, sipas vendimit të qeverisë do të paguajnë vetëm 200 lekë pranë universitetit, nga 1200 lekë që është kostoja reale e kartës. Qeveria ka vendosur ulje çmimi për letërnjoftimet elektronike për të gjithë pensionistët me pension minimal në qytet dhe për të gjithë pensionistët e fshatit që do të aplikojnë para zgjedhjeve të 28 qershorit. Nga vendimi i qeverisë përfitojnë dhe qytetarët që përfitojnë ndihmën ekonomike, apo ata që deri më 28 qershor 2009 mbushin moshën 18 vjeç.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›