E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të verbrit kërcënojnë me grevë urie

 

Shoqata e të verbërve kërcënon me grevë urie. Pas peticionit të dërguar në të gjitha institucionet përkatëse nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Kërkesat e tyre jo vetëm janë injoruar por u është mohuar e drejta e një përgjigjeje zyrtare edhe nga Këshilli i Ministrave. “Të gjitha kërkesat e parashtruara si dhe të tjera të paparashtruara i janë paraqitur rregullisht Ministrisë së Punës dhe institucioneve të tjera që nga viti 2005 e në vazhdim. Në të gjitha rastet përgjigjet kanë qenë kundërshtuese, jo të sakta ose dhe me heshtje”, bëjnë me dije krerët e shoqatës. Sipas tyre në këtë situatë përfaqësuesit e të verbërve janë të detyruar që të përdorim protestat e përshkallëzuara deri dhe në grevë urie, me qëllim që kërkesat të shqyrtohen seriozisht. “Ndryshe nga grupet e tjera, ne nuk kërkojmë asnjë shtesë, asnjë përmirësim. Ne kërkojmë korrigjimin e shkeljeve të ligjeve dhe vendimeve në fuqi, kthimin e të drejtave të mohuara”, sqaron Shoqata e të Verbërve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›