Turqia jep 10 bursa universitare
Turqia ofron 10 bursa për nxënësit shqiptarë që duan të ndjekin studimet universitare. Gjithçka në kuadrin e “Programit të Madh të Nxënësve”. Ministria e Arsimit sqaron se aplikantët për këto bursa do t’i nënshtrohen një konkursi, që do të zhvillohet në Tiranë, më 19 prill 2009, dhe duhet të plotësojnë kushtet e vendosura. Kështu kandidatët duhet të jenë në vitin e fundit të shkollës së mesme, ose ta kenë përfunduar atë dhe të kenë lindur pas datës 1 janar 1985. Gjithashtu duhet të mos kenë humbur të drejtën e bursës (përjashto arsyet shëndetësore dhe të fatkeqësive natyrore. Pos kësaj duhet të jenë të aftë nga ana shëndetësore për studime. Kërkesat për regjistrim duhet të bëhen pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, nga data 16 mars deri më 10 prill 2009, duke telefonuar në numrat 2380350, 2380350 dhe 2380353. Dy ditë përpara konkurrimit, aplikantët, duke telefonuar në Ambasadë, do të mësojnë vendin se ku do të zhvillohet konkursi.