E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teatri Bylis hap dyert për ekspozitën skenografike

Kanë qenë të shumta aktivitet artistike dhe kulturore që janë zhvilluar këto ditë në qytetin Fierit. Në kuadër të tyre vjen dhe një ekspozitë e artistit të këtij qyteti Gëzim Hajdini. Ekspozita u hap në teatrin Bylis të qytetit të Fierit. Artisti Gëzim Hajdini është njëkohësisht dhe skenografi këtij teatri. Ekspozita me 20 stendat e saj, përcolli një rifreskim memorial të artit skenik fierak në vite. Ajo ka ngjallur kureshtjen e publikut, pasi që në ditën e  hapjes së saj pati shumë vizitorë. Nuk munguan dhe shumë njerëz të njohur të artit si aktorë, artistë, regjisorë, skenografë, muzikantë, etj. Gëzim Hajdini është autor i shumë skenografive të veprave të vëna në skenën e teatrit Bylis", të cilat janë paraqitur edhe në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare teatrore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›