Shtohen lypësit në mjediset publike, politikat e punësimit në vend numëro

Të vëzhgosh rrugët e kryeqytetit, shikon menjëherë fëmijë dhe të moshuar të zhveshur nga çdo parim moral, ku shtrijnë dorën duke u lutur për lëmoshë dhe gërmojnë nëpër grumbullin e plehrave, ndërsa njerëzit e tjerë normalë i vështrojnë me arrogancë dhe shpërfillës thua se këta lypës janë çakaj, pa u menduar se të gjithë ne jemi fajtor për zvetënimin e degradimin e tyre. Zaptimi i trotuareve, kafeneve dhe çdo mjedisi që ka njerëz në kryeqytet nga lypësit e panumërt, tashmë nuk i bën më përshtypje askujt.
Profesioni i të kërkuarit lëmoshë me qëllim që të sigurojnë bukën e gojës, është zgjedhur si rrugë fundit për mijëra qytetarë në varfëri ekstreme në Tiranë. Ndërkaq mosha e lypësve endacakë që qëndrojnë nëpër kryqëzime rrugësh, kafene e kudo variojnë nga mosha 3-80 vjeç. Megjithatë, pjesa më e madhe e tyre pothuajse janë pjesë e Komunitetit Rom dhe përgjithësisht janë të mitur e të moshuar. Kjo kategori e shoqërisë sonë, në sajë të mungesës së vëmendjes nga strukturat shtetërore, ka shkuar në kufijtë ekstrem në luftën për ekzistencë, duke u zhveshur nga çdo dinjitet njerëzor. Ndërkaq, lypësit e moshuar që enden rrugëve të kryeqytetit përgjithësisht janë braktisur nga familjarët e tyre, gjithashtu edhe nga qeveria, sepse ato nuk përfitojnë as pension, as nuk trajtohen me ndihmë ekonomike. Duke mos pasur edhe vend strehimi, këta persona flenë aty ku kërkojnë lëmoshë ditën ose nëpër kazanë plehrash. Ndërsa lypësit fëmijë jo rrallëherë shoqërohen dhe drejtohen nga prindërit e tyre nga pas. Si lypësit fëmijë ashtu edhe të moshuarit shpeshherë në vend të ndonjë 10 lekësh, marrin disa shkelma nga kamerierët e lokaleve, ngaqë lypësit bezdisin klientët duke shkuar në çdo tavolinë për të kërkuar lëmoshë. Ky realitet është dëshmia më e qarrtë për nivelin e humanizmit dhe respektimin e të drejtave të njeriut në vendin tonë. Ndërkaq, nuk kanë munguar edhe tentativat nga shteti duke urdhëruar policinë që ti dëbojë lypësit nga rrugët me qëllim për ti dhënë një fytyrë sipërfaqësore të pastër qytetit. Më shqetësues mbetet fakti se numri i endacakëve dhe lypësve, të cilët luftojnë çdo ditë për bukën e gojës, ka ardhur duke u shtuar nga viti në vit, saqë tani nuk na duket aspak çudi kur ndonjë të njohur e shikojmë papritur duke lypur në rrugë. Ata janë pa strehim, pa bukë, pa punë dhe të privuar nga çdo që njerëzore, jo për faj të tyre, por për faj të kolektivit që i rrethon dhe shtetit. Sikur zyrtarët të kishin bërë disa udhëtime më pak, apo nga një vilë të tyre ta kishin kthyer në strehim për endacakët, nuk do të kishte asnjë lypës në rrugët e kryeqytetit. Lypësit e moshuar ankohen se janë lënë në mëshirë të fatit duke mos pasur asnjë lloj mbështetje nga shtetit. Ndërsa lypësit fëmijë që nuk dinë se çështë përgjegjësia e të mëdhenjve, shprehen se duan të shkojnë në shkollë, por që prindërit e tyre nuk i lejojnë. Tereza Mustafaj, është një vogëlushe lypëse 5 vjeçe ashtu si qindra të tjerë e shoqërohet nga e ëma, e cila shprehet se prindërit e detyrojnë të kërkojë lëmoshë ku të mundet. Babi rri në brenga në kasollen prej llamarinave nga frika se e kapin për ushtar. Ndërsa unë me mëmën, 3 motrat dhe 2 vëllezërit lypim rrugëve. Asnjë nga ne nuk kemi shkuar as në kopsht sa në shkollë, shprehet ajo. Tereza pohon se rrihet nga e ëma dhe motrat e saj nga 5 herë në ditë. Ajo është e leckosur, zbathur, me fytyrë të zezë dhe të palarë, por çuditërisht shumë e shëndetshme. Ndërsa e ëma e Terezës u shpreh se ndihej e mashtruar dhe e diskriminuar nga të gjitha qeveritë dhe nga shoqëria. Një tjetër lypse e moshuar mbi 84 vjeçe, e cila kishte ardhur nga Fushë Kruja për të lypur në kryeqytet, pasi ishte braktisur nga fëmijët e saj, u shpreh se ditën kërkonte lëmoshë rrugëve ku të mundej, natën kërkonte sende alumini nëpër koshat e mbeturinave, ndërsa për të fjetur synonte pjesët poshtë urave.
Lypësit, dëshmi e shkeljes e së drejtave të njeriut
Dendësia dhe mosha e lypësve nëpër rrugët e kryeqytetit është dëshmi e qartë sesa respektohen të drejtat e njeriut në vendin tonë. Këtë fenomen e kanë denoncuar shoqata dhe komunitete të ndryshme, duke u tërhequr vëmendjen strukturave shtetërore. Ndërkaq, ligji për ndalimin e punësimit të fëmijëve nën moshën 18 vjeç dhe ligji për arsimin në mënyrë të detyrueshme bazë është shkelur. Rëndom në Shqipëri, të miturit i gjen kudo të detyruar të punojnë si lypës nga prindërit e tyre nga mosha 4-18 vjeç dhe për këto jo vetëm që nuk ka kontroll periodik mjekësor, por ata rrezikojnë të vdesin nga uria, papastërtia, të ftohti e etj. Ato rriten e mplaken pa ditur shkrim e këndim. Ndërsa për të moshuarit lypsarë ende nuk është angazhuar askush për mbledhjen e tyre në qendër për të moshuar, por ata enden dhe vdesin poshtë urave si në mesjetë.