Teatri Kombëtar, së shpejti me dy premiera të reja

Dy regjisorët Mihallaq Luarasi dhe Chris Papke kanë nisur provat për shfaqjet teatrore
Ambientet e provave në Teatrin Kombëtar gumëzhijnë nga zhurma, pasi janë dy grupe me aktorë të cilët po zhvillojnë prova këto ditë. Për herë të parë në Teatrin Kombëtar, një komedi nga dramaturgu austriak, Thomas Bernhard e titulluar "Forca e zakonit" do të vihet në skenë nga regjisori austriak Chris Papke. Në këtë shfaqje do të interpretojnë disa prej emrave më të njohur të skenës shqiptare. Tragjikomedinë "Forca e zakonit" shkruar në vitin 1974 austriaku Chris Papke e sjell në skenën teatrore shqiptare si premiere absolute me rastin 20-vjetorit të vdekjes së Bernhardit. Puna për shfaqjen që ka premierën më 20 qershor, ka disa ditë që ka nisur. "Forca e zakonit" është sjellë në shqip nga Jonila Godole. Vepra do të jetë premiera më e re e Teatrit Kombëtar, ndërsa për ta ngjitur në skenë është zgjedhur një trupë profesioniste shqiptaro-austriake. Historia e një drejtuesi cirku, dhe përpjekja për ngritjen e një orkestre, vjen nën interpretimin e aktorëve Vasjan Lami, Neritan Liçaj, Arben Derhemi, Sueda Hoxha Elton Çefa. Papke, një regjisor i prirur drejt teatrit modern, është përpjekur që në skenën shqiptare të sjellë një ndërthurje mes tendencave bashkëkohore dhe klasikes. Shfaqja nuk do të jetë vetëm aktrim i mirëfilltë, por i shoqëruar edhe me pjesë koreografike. Për këtë është zgjedhur koreografi Gjergj Prevazi, i cili tashmë është i njohur në këto realizime. Austriaku Papke ka zgjedhur këtë komedi të Bernhard, për të vënë në skenën shqiptare, i cili është konsideruar si një autor mjaft kompleks, për të bërë referimet me realitetin njerëzor. Në këtë shfaqje teatrore, asistentet e tij janë Englantina Cenoymeri dhe austriakja Julia Baule. Ndërkohë një tjetër austriak ka marrë përsipër skenografinë e shfaqjes, Alois Galle. Pjesa realizohet me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës dhe Ambasadës Austriake në Tiranë. Ndërkohë që regjisori i njohur Mihallaq Luarasi vjen me një tjetër dramë shqiptare në skenën teatrore. "Shpirti im nuk do të gjejë prehje as në botën tjetër, në qoftë se nuk e gjen dhe ma varros djalin". Mbi këtë amanet regjisori Mihal Luarasi ka shkruar dramën "Antigona kërkon të atin". Kjo shfaqje do të mbyllë dhe pjesën e parë të sezonit artistik për vitin 2009, e cila është një dramë sociale. Për këtë vepër regjisori ka më shumë se dy javë që ka nisur punën për pjesën që do të shfaqet në fund të qershorit. Një vajzë e re niset të kërkojë eshtrat e të atit të pushkatuar gjatë regjimit komunist. Ndihma e saj e vetme është një nga ushtarët që ka qenë pjesë e skuadrës që i pushkatoi të atin. Ky njeri është i vetmi që ndihet fajtor për atë që ka ndodhur, kur në gjendje të tillë duhet të jenë ata që dhanë urdhër për ekzekutimin e mijëra njerëzve. Për këtë dramë regjisori ka zgjedhur një aktorë të rinj si Ina Gjonçi, Gjergji Mena, por dhe emra të tjerë të njohur si Edi Luarasi, Fatos Sela dhe Ahmet Pasha. Skenografia dhe kostumet do të jenë nga Klajdi Ymeri.
"Të gjithë me huqe", pacientët rikthen në skenën teatrore
Shfaqja "Të gjithë me huqe" me regji të Gëzim Kames e histori të francezit Laurent Baffi, ka sjellë historinë e gjashtë pacientëve, të cilët vuajnë nga tike të ndryshme nervore dhe ka ringjitur në skenë pas 20 vjetësh edhe Viktor Zhustin. Shfaqja do të vijojë dhe këtë fundjavë për publikun, duke bërë që ai të ndjekë në skenën teatrore një histori, e cila përpos probleme që ndeshen në realitetin shqiptar, do ti shkaktojë dhe të qeshura. Në rolin e mjekut por dhe personazhi kryesor është Viktor Zhusti, ndërkohë që pacientët e tjerë të Kames ishin dhe Rajmonda Bulku, Genc Fuga, Ermela Teli, Olta Daku dhe Roland Trebicka. "Të gjithë me Huqe" edhe pse e shkruar nga francezi Baffi në vitin 2005, është ngjitur në shumë skena ndërkombëtare nga komedianë të njohur. Edhe komedia franceze, ka lindur si reagim i shqetësimeve të përditshme dhe Kame, ka menduar ta përshtatë atë me ambientin shqiptar. Ata janë gjashtë persona të cilët vuajnë nga simptoma të ndryshme. Me orë të tëra presin mjekun psiko-analist për t'u konsultuar por më kot pasi, e shohin se me njëri- tjetrin, me durimin dhe humanizmin, ia dalin pa nevojën e tij. Ky është pak a shumë mesazhi që sjell komedia Të gjithë me huqe, e autorit francez Laurent Baf, që u ngjit premierë në skenën e Teatrit Kombëtar. Kjo komedi vjen e përshtatur në gjuhën shqipe nga Nonda Varfi dhe Viktor Bakillari.