Teknika e re ylberiste/Në selinë e PS seleksionohen gazetarët, në mënyrë që të shmangen pyetjet e padëshiruara
Edi Rama, po përjeton vërtet një traumë të rëndë psikologjike, teksa konferencat e shtypit, apo të ashtuquajturat “bashkëbisedime me gazetarët” i kthen në arena përballjesh nervash. Pyetjet korrekte apo këmbëngulja e përfaqësuesve të medias, për të mësuar përtej asaj tymnaje që përçon Rama përmes mikrofonave e kamerave, nuk marrin asnjëherë përgjigje, madje për më tepër, udhëzon zëdhënësen e tij personale që të përndjekë gazetarë të caktuar, të etiketuar si “të padëshiruar”.
Kthimi i Partisë Socialiste në gangrenë të interesave megalomane të grupit të pasanikëve dhe shfrytëzimin e saj për interesa dhe kapitale personale. Edi Rama, përmes atij komunikimi prej 30 minutash me gazetarët, nuk dha përgjigje për shumë çështje. Përmendi bashkinë e Tiranës, por u interesua vetëm për ato fonde që po shkojnë drejt zonave të përmbytura të Shkodrës, duke adresuar kritikën se pse nuk u dërgohen bashkive të tjera të vendit...në një kohë kur qeveria është e detyruar sipas ligjit që të gjejë fonde zëvendësuese për alokimin e atyre që ishin në gjendje. Edi Rama, shmangu qëndrimin e gazetarëve për sheshin “Skënderbej”.
Diktimi i pyetjeve, detyroi përfaqësuesit e medias që të “heshtin”, përballë pengmarrësit të vendit dhe interesave integruese të shqiptarëve. Vazhdimi i punimeve në sheshin “Skënderbej” dhe shmangia e qëllimtë e vëmendjes nga ajo shkelje flagrante me ligjin që po ndodh në kryeqendrën e Tiranës, përbën vërtet një shqetësim dhe njëherazi frikë për taksapaguesit, qytetarët kryeqytetas dhe qytetarët e të gjithë Shqipërisë.
Shmangia e vëmendjes nga aktualiteti dhe përqendrimi te “kutitë”, tregon qartësisht se Edi Rama është i angazhuar në kuadrimin e një politike ndëshkuese për shqiptarët dhe dashamirëse për interesat ekonomike të Dash Pezës, Fidel Yllit, Koço Kokëdhimës, nga ku me këtë të fundit, konsultohet në mënyrë korrekte dhe në orët e vona të pas mesnatës, jo vetëm në Pezë, por edhe në kryeqytet...