Shkodër, Gjykata e Apelit liron Martin Pëllumbin
Lirohet nga burgu kreu i shoqatës “Partneritet për zhvillim”, Martin Pëllumbi. Ai u arrestua për çështjen e kërpit në Komunën Shkrel. Vendimi për lirimin u mor dje nga Gjykata e Apelit Shkodër, e cila rrëzoi pretendimet e akuzës se Pëllumbi ka ndihmuar në kultivimin e kërpit, duke rikthyer edhe njëherë çështjen e kërpit industrial në Shkodër. Gjykata e Apelit e Shkodrës vendosi dje të lirojë nga masa e arrestit “burg pa afat” kreun e shoqatës “Partneritet për zhvillim”, Martin Pëllumbi, duke rrëzuar në këtë mënyrë vendimin e dhënë nga kolegët e Shkallës së Parë të kryeqytetit pak ditë më parë, e cila kishte lënë në burg këtë shtetas për akuzën e “kultivimit të lëndëve narkotike”. Arrestimi i tij ka lidhje me mbjelljen e disa parcelave në Komunën Shkrel, me një bimë, e cila sipas disa analizave, vërtetohet se ishte kërp industrial, ndërsa sipas analizave të fundit që u bënë në Londër u vërtetua se ishte hashash. Pëllumbi është arrestuar dhe liruar 3 herë për këtë çështje. Hera e fundit që Pëllumbi ra në prangat e policisë ishte 21 korriku, ku policia e Shkodrës e arrestoi me pretendimin se pas analizave që i ishin bërë bimëve të sekuestruara në Shkrel, rezultoi se ishte kanabis sativa dhe jo kërp industrial. Pavarësisht kësaj, anëtarët e tjerë të shoqatës kundërshtuan me forcë këtë arrestim, duke deklaruar se nuk ishin bërë analiza në Londër dhe gjithçka ishte false. Historia e ka zanafillën 8 vjet më parë, pikërisht në vitin 2000, kur Martin Pëllumbi ishte kryetar i Komunës Shkrel dhe policia e Shkodrës asgjësoi 500 mijë rrënjë. Fermerët pretendonin se rrënjët ishin të bimës kërp, madje, për këtë arsye, në vitin 2005 Gjykata e Apelit vendosi rikthimin e dëmit në vlerën 112 mijë dollarë amerikanë. Po në vitin 2005, policia u sekuestroi fermerëve 1 ton nga kjo bimë, si dhe arrestoi Martin Pëllumbin dhe katër persona të tjerë. Disa muaj më vonë ata u lanë të lirë, sepse Instituti i Mjekësisë Ligjore e nxori si kërp industrial. Policia këmbënguli që bima ishte kanabis sativa dhe arrestoi 3 javë më parë sërish Pëllumbin, i cili u lirua paraditen e djeshme.
Incidentet në 8 vjet
Policia e Shtetit dhe fermerët e Komunës Shkrel kanë pasur disa incidente mes tyre për bimën e mbjellë në sipërfaqe të mëdha. Që nga viti 2001 janë shënuar tri incidente me policinë. Shtatë vjet më parë, në Shkrel u asgjësuan 10 dynymë tokë të mbjella me bimë, që për policinë ishte kanabis sativa, ndërsa për fermerët ishte kërp industrial. Në atë kohë u arrestuan 4 vetë dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë, mes të cilëve dhe Martin Pëllumbi (kryetar komune). Në vitin 2005 u asgjësuan 1 ton bimë, që policia e konsideroi kanabis sativa, ndërsa fermerët, kërp industrial. Më 24 dhjetor të këtij viti u arrestuan 5 vetë, mes të cilëve dhe Martin Pëllumbi. Më 8 janar të 2006-s, ata u lanë të lirë, pasi gjykata i shpalli të pafajshëm. Në vitin 2007, policia bllokoi 3 ha të mbjellë me kanabis sativa (kërp për fermerët). U shoqëruan 22 vetë, që më pas u lanë të lirë. Pas disa gjyqeve të zhvilluara mes Policisë së Shtetit dhe Shoqatës "Fermerët e Shkrelit", këta të fundit kanë përfituar një dëmshpërblim prej 118 milionë lekësh të vjetra për dëmin e shkaktuar nga policia në vitin 2001. Kjo, pasi gjykata e kishte cilësuar bimën e asgjësuar kërp industrial dhe jo kanabis sativa. Megjithëse debati nëse mbillej kërp industrial apo kanabis sativa ka vazhduar prej 8 vjetësh në Komunën e Shkrelit, çdo vit mbillej bima në fjalë. Edhe gjatë vitit 2008, në këtë komunë janë mbjellë rreth 4 ha me kërp industrial. Ndërkohë, nuk dihet nëse uniformat blu do të vënë në pranga dhe persona të tjerë, që gjatë kësaj periudhe kanë kultivuar të ashtuquajturin "kërp industrial", por që nga analizat e kryera në laboratorë të specializuar të Anglisë, ka rezultuar se në Shkrel është kultivuar drogë.
Detaje
2001, u asgjësuan 10 dynymë tokë e mbjellë me bimë e konsideruar kanabis nga policia e kërp nga fermerët
2005, u asgjësuan 1 ton bimë e mbjellë, e konsideruar kanabis nga policia e kërp nga fermerët
2007, u bllokuan 3 ha sipërfaqe e mbjellë me bimë, e konsideruar kanabis nga policia e kërp nga fermerët
2008 janë mbjellë 4 ha tokë me bimë, e konsideruar kanabis sativa e kërp industrial nga fermerët