Grindja, plagos me thikë nusen e vëllait
19/05/2009 Dy kunatat debatuan për respektin ndaj miqve. Arrestohet autorja 35-vjeçare
FIER- Në mesditën e së hënës në lagjen “16 Prilli” janë grindur dy kunata ku si pasojë e zënkës njëra ka mbetur e plagosur nga thika e tjetrës. Ndërkohë policia ka theksuar se motivi ka qenë krejtësisht banal.
Grindja
Dy kunatat Dallandyshe H. dhe Adelina H. (nusja e vëllait të Dallëndyshes) janë grindur më parë me fjalë e më pas Dallëndyshja e ka gjuajtur një herë me thikë. Policia pohon se autorja e plagosjes është Dallëndyshe A., 35 vjeçe, e martuar me fëmijë dhe e plagosur është kunata e saj Adelina H. 24 vjeçe e martuar me një fëmijë. Sipas burimeve policore, mësohet se rreth orës dhjetë të paradites së djeshme prindërit e Adelinës kishin shkuar tek e bija, Adelina. Pasi kanë qëndruar për rreth dy orë ajo u ishte lutur atyre që të qëndronin për drekë, por ata nuk ka pranuar dhe janë larguar. Në shtëpi një orë më pas ka mbërritur Dallëndyshja, motra e burrit të Adelinës. Pasi janë larguar prindërit e Adelinës, Dallëndyshja ka debatuar me kunatën që të këmbëngulte për t’i mbajtur për drekë, pasi ishte kohë dreke e të mos keqkuptoheshin. Ky ka qenë edhe debati që ka nisur mes dy kunatave, respekti për mysafirët. Teksa kanë debatuar me pas edhe janë sharë. Në debat e sipër Dallëndyshja ka marrë një thikë që ka gjetur mbi tavolinën e aneksit të shtëpisë dhe e ka gjuajtur një herë kunatën e saj, nusen e vëllait. Thika e ka zënë në brinjën e anës së majtë duke e çarë, por jo shumë thellë. Po sipas policisë mësohet se ka qenë vetë Dallëndyshja që ka thirrur një të afërmin e saj që e kanë marrë dhe e kanë dërguar në repartin e kirurgjisë së spitalit Fier, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore. Mjekët kirurgë e kanë futur të lënduarën në sallën e operacionit, ku dhe i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.
Arrestimi
Burimet spitalore pohuan se goditja që Adelina kish marrë nga kunata e saj nuk ka qenë e thellë, vetëm 2 cm. Asaj i është dhënë ndihma e parë mjekësore e më pas është shtruar në njërën prej dhomave të këtij pavijoni. Pas marrjes vesh të lajmit policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Një grup ka shkuar në banesën e Adelinës në lagjen “16 Prilli”, ndërkohë që një grup tjetër është nisur drejt spitalit rajonal Fier. Në spital policia ka shoqëruar për në ambientet e saj edhe autoren e dyshuar të ngjarjes, 35-vjeçaren Dallëndyshe A. Më pas oficeri i Policisë Gjyqësore ka marrë në pyetje edhe të plagosurën Adelina H., e cila ka pohuar çdo gjë rreth ngjarjes. Adelina u ka pohuar punonjësve të policisë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, punë respekti.