Telefonia “Eagle mobile” ofron shërbim internet
Pas hyrjes së suksesshme në tregun shqiptar të telekomunikacionit, kompania më e re e telefonisë celulare në Shqipëri “Eagle Mobile”, ka përzgjedhur dje abonentët e saj, të cilët me një shok, mik do të ndjekin drejtë për së drejti koncertin e “yllit” të popit Madona, në Budva, të Malit të Zi. Janë rreth një mijë persona të cilët janë përzgjedhur nga “Eagle Mobile”, kjo ishte dhe surpriza e parë që kjo kompani solli për abonentët e rinj, të cilët zgjodhën tarifën me të përshtatshme rini-ring. 500 abonentët u përzgjodhën në një ceremoni të hapur për mediat në një prej pikave të dyqaneve të “Eagle Mobile”. Abonentët me fat u përzgjodhën nga një numër total prej 5000 mesazhesh të shkurta “SMS”, të cilat ishin dërguar falas nga abonentët rini-ring. Tashmë ata do të jenë pjesë e karvanit të gjatë të argëtimit që do të niset nga Tirana drejtë Budvës mëngjesin e 25 shtatorit, ku të gjitha shpenzimet financiare si figuracioni shëndetësor, udhëtimi vajte-ardhje, ushqimi do të përballohen nga vetë kompania “Eagle Mobile”. Ky është një nga aktivitetet më të mëdha që është zhvilluar ndonjëherë nga një kompani celulare, rini-ring ka tërhequr vëmendjen e dhjetëra mijëra qytetarëve, jo vetëm për tarifat e arsyeshme dhe mundësitë e komunikimit, por edhe për surprizat e vazhdueshme.
Titujt e pronësisë për tokën, në tetor nis verifikimi për 450 mijë syresh
Rreth 450 mijë tituj pronësie për tokën, që janë dhënë në të gjithë vendin, do të kalojnë në procesin e verifikimit, që do të nisë brenda muajit tetor në të gjitha rrethet e vendit. Zëdhënësi i shtypit në ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Rexhep Shahu, tha se, "grupi i punës në ministri, ka bërë gati materialet mbi kategorizimin e tokave, duke përcaktuar dhe llogaritur saktë sipërfaqet dhe shtrirjen gjeografike të tokave të ndara në 11 qarqe të vendit, të cilat do t’i vihen në përdorim komisionit të posaçëm që do të kryejë verifikimin e titujve të pronësisë". Sipas Shahut, verifikimi i titujve të pronësisë, synon të përgatisë bazën e të dhënave, përmes të cilave do të evidentohen rastet problematike, të shfaqura, deri në mbylljen përfundimtare të procesit të shpërndarjes së tokës bujqësore. Monitorimi nga komisionet e ngritura nën drejtimin e komisionit qeveritar, do të vazhdojë rreth tre vjet, kohë në përputhje me ligjin “Mbi verifikimin e titujve të pronësisë”. Krahas zonave, ku janë ndeshur konflikte të herëpashershme, komisionet do të përqendrojnë kontrollet edhe në zonat turistike, me qëllim evidentimin e abuzimeve, apo shkeljeve, që mund të jenë bërë me tituj e pronësisë.
23 Shtator 2008