Televizori, problemet që sjell ai te zhvillimi i fëmijëve
Fëmijët që shikojnë mesatarisht televizor 43 orë në javë, që është më shumë se orët e punës së një të rrituri në javë, gjatë shikimit bëhen pothuajse të hipnotizuar. Është treguar shkencërisht se pas pak minutash para televizorit, truri ndryshon nga valë vigjilente të trurit (valët beta) në valë hipnotike (valët alfa), ku qendra e gjykimit të trurit anashkalohet. Kështu, dhuna dhe dekadenca që sheh fëmija anashkalon qendrën e gjykimit dhe ngulitet në trurin e fëmijës pa ndonjë aftësi nga ana e tij për të vendosur nëse ajo që sheh ai është e mirë apo e gabuar. Dhuna dhe dekadenca pranohen nga truri pa iu nënshtruar ndonjë gjykimi moral. Atëherë ajo bëhet pjesë e subkoshiencës së përhershme të fëmijës. Truri i të sapolindurit zhvillohet shumë shpejt gjatë dy deri tre viteve të para të jetës. Fëmijët që shikojnë televizor përjetojnë shkëputje të shkurtuara të vëmendjes. Televizori rrit në mënyrë të ndjeshme mundësitë, bazuar mbi orët para tij, e zhvillimit të ADD (çrregullimet e vëmendjes) më vonë gjatë jetës. Akademia Amerikane e Pedriatisë ka rekomanduar që fëmijët nën moshën dyvjeçare të mos shikojnë televizor, dhe ky studim i ri e ka përforcuar këtë rekomandim. Sipas dr. Dimitri Christakis, kërkues në Spitalin e Fëmijëve dhe në Qendrën Rajonale Mjekësore në Seattle, imazhet vizive të përshpejtuara, që kryesisht shihen në televizor, mund të ndryshojnë zhvillimin normal të trurit. Përveç kësaj, koha e tepërt përpara televizorit kontribuon në obezitetin (trashjen) dhe agresivitetin tek fëmijët.
Pasojat
Gati çdo i pesti fëmijë që shkon në kopsht parashkollor është i trashë. Mësuesit e sportit dhe mjekët e fëmijëve vërejnë, përveç kësaj, që lëvizjet e shumë fëmijëve janë të pamjaftueshme dhe se shumë të rinj kanë një qëndrim të keq të trupit, që mund të çojë deri te dëmtimi i kurrizit. Mënyra jonë e jetës, por edhe ambienti ynë ka ndryshuar shumë në dhjetëvjetëshin e fundit. Kështu është shtuar trafiku rrugor dhe dendësia e ndërtimit, gjë që ka bërë që fëmijët të mos munden të luajnë në rrugë apo vende tjera, përveç vendeve posaçërisht të parapara për lojë. Hapësira e aksioneve të fëmijëve dhe mundësitë e tyre që ta njohin ambientin në mënyrë aktive dhe ta “robërojnë” atë janë fort të kufizuara, kështu që nevoja për lëvizje natyrore është e penguar. Është bërë një mbartje e lojërave nga jashtë brenda, që përmes konsumit mediatik po bëhet më e fortë. Një ofertë e gjerë e mediave qëndron sot në dispozicion. Mediat në përditshmërinë e fëmijëve janë sot të natyrshme. Aty bënë pjesë televizori, radio, CD-Player, videolojërat dhe videofilmat, DVD-të, revistat, kompjuteri deri te interneti. Konsum mediatik do të thotë kufizim për aktivitetin trupor. Për këtë arsye fëmijët dhe të rinjtë duhet të mësojnë aktivisht si të sillen me këto media.
Sjellja
Sjellja e vërtetë nuk do të thotë veç që të dinë të shërbehen me këto media, por para së gjithash të mësojnë që me shumë masë dhe në mënyrë kritike t’i shfrytëzojnë.
E pranishme duhet të jetë loja, lëvizja, ecja dhe takimet me shoqëri, por ashtu si qëndrojnë që nga vendi i parë. Nëse fëmijëve u afrohet mundësia që jashtë (për shembull, në oborr, në hyrje të shtëpisë, në rrugë apo vendlojë) të rrinë, kështu ata harrojnë disa emisione të rëndësishme për ta në televizor. Jepuni, pra, fëmijëve tuaj mundësinë që të takohen me shokë, apo ftojini fëmijët e tjerë që të vijnë të luajnë te ju. Fëmijët kanë mjaft fantazi që të gjejnë lojëra. Ata nuk duhet gjithmonë të jenë në përkujdesje. Fëmijët që shikojnë shumë televizor shpesh nuk kanë tjetër veprimtari, por e shikojnë televizorin nga monotonia apo luajnë videolojëra.
Rreziku që këta fëmijë të trashen është shumë i madh, sepse lëvizin shumë pak dhe mjerisht një pjesë e tyre hanë sheqerka dhe patatina para televizorit. Kështu shtohet rreziku që fëmijët, pa zgjedhur dhe pa kontrolluar, shikojnë çdo gjë që transmetohet. Disa emisione që transmetohen në mëngjes, që në asnjë mënyrë nuk janë të dedikuar për fëmijë apo skena të dhunës që paraqiten në film, munden të shkaktojnë frikë dhe agresivitet. Megjithëse edhe në programet e fëmijëve tregohet dhunë, është e rëndësishme që prindërit të dinë çfarë shikojnë fëmijët e tyre dhe të flasin me ta mbi këto programe.
Çfarë duhet të mendohet për programet televizive
Fëmijët munden që vetëm një pjesë të sasisë të informacioneve t’i përpunojnë. Televizori me ndërrim të shpejt të pamjeve shkakton një vërshim ngacmimesh, që para së gjithash fëmijët e vegjël nuk mund t’i përballojnë. Fëmijët reagojnë për këtë me shqetësim.
Fëmijët e vegjël nuk munden po ashtu ta bëjnë dallimin mes së vërtetës dhe trillimit. Dhuna në televizor i tremb dhe i frikëson ata.
Rreth moshës 9-vjeçare fëmijët munden ta dallojnë filmin dhe realitetin, si dhe shtjellimet e komplikuara t’i kuptojnë.
Fëmijët janë marrës të mesazheve publicitare dhe nuk munden absolutisht që përbërjen e të vërtetës së këtyre mesazheve në mënyrë kritike t’i gjykojnë.
Fëmijët dhe të rinjtë janë gati blerësit më të fortë të informacioneve, të cilat janë të dedikuara posaçërisht për një publik të caktuar. Në ditët e sotme ne nuk kemi mundësi që t’i shmangemi plotësisht publicitetit. Për këtë duhet që prindërit me fëmijët e tyre të diskutojnë mbi kuptimin dhe qëllimin e këtyre mesazheve dhe sipas mundësisë sasinë ta pakësoni.
Marrëdhëniet me televizorin duhet të mësohen.
Televizori nuk mund ta zëvendësojë nevojën e fëmijës për sport dhe lëvizje.
Lëvizja dhe shfryrja i takojnë zhvillimit të shëndetshëm.
Fëmijët (por edhe të rriturit) nuk duhet të hanë para televizorit.
Televizori nuk ka vend në dhomën e fëmijëve.
Një emision në ditë duhet t’u lejohet fëmijëve ta shikojnë, por fëmijët duhet me vetëdije të përcaktohen për një emision. Pastaj televizori duhet të ndalet. Nuk duhet të shëtitet nëpër kanalet e tjera.
Fëmijët duhet ta shikojnë televizorin kur t’i kenë kryer detyrat e shtëpisë si dhe ndonjë punë të vogël në shtëpi.
Fëmijët e vegjël nuk duhet të lihen vetëm para televizorit. Vetë programet speciale për fëmijë munden nganjëherë të shkaktojnë frikë. Pastaj është me shumë rëndësi, që fëmija të ketë mundësi të flasë me prindërit për atë.
29 Nentor 2008