Temperaturat do të shkojnë deri në 38 gradë
Temperaturat, javën tjetër do të kalojnë vlerat e 38 gradëve Celsius. Ashtu siç ishte parashikuar nga shërbimet e sinoptikës dhe meteorologët, kjo verë do të jetë me të vërtetë e nxehtë. Pas shiut dhe vjeshtës në mes të stinës zyrtare të verës, temperaturat do të kthehen sërish në identitet. Temperaturat nga e hëna e ardhshme do të jenë nga 35 deri në 38 gradë Celsius. Kjo do të thotë se ditët do të jenë të nxehta, ndërkohë që moti do të jetë i kthjellët dhe pa vranësira. Shëndeti Publik rikthehet edhe një herë te promocioni dhe sensibilizimi i popullatës për problemet e stinës. Daljet nga shtëpia duhet të jenë në orët e para të mëngjesit ose në orët e vona të mbrëmjes, kur temperaturat ulen me disa gradë celsius. Pijet freskuese dhe banjat nuk duhet të mungojnë për asnjë, në mënyrë të veçantë për moshat e treta, fëmijët dhe të sëmurët kronikë.
Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin këto ditët e fundit pritet të rriten nga 2 deri në 3 gradë Celsius në fillim të javës së ardhshme. I nxehti ka sjellë probleme shëndetësore tek shumë qytetarë. Për këtë arsye, mjekët japin edhe një herë mesazhe sensibilizuese. Urgjencat në qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza" janë të mbushura plot dhe çdo ditë paraqiten dhjetëra dhe qindra raste të personave të prekur nga viroza e stinës apo në gjendje të fikëti.
I nxehti pritet që në fillim të javës të ndihet edhe më shumë, pasi termometri do të shënoje 38 gradë Celsius dhe lagështia në vend do të qëndrojë në nivelin mbi 60 për qind.
Mjekët këshillojnë që të moshuarit të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të vegjlit të mbrohen nga temperaturat e larta gjatë këtyre ditëve me vapë të madhe.