Tenderi 22 milionë euro, OSSH: Ja ofertat e firmave
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) ka zhvilluar dje tenderin për blerjen e energjisë për dy muajt e fundit të vitit. Në tenderin e djeshëm paraqitën ofertat e tyre tetë kompani. Për muajin nëntor OSSH-ja ka kërkuar të blejë 108 mijë megavat energji elektrike dhe ka në dispozicion një fond limit prej 11 093 112 euro. Për këtë muaj çmimin më të ulët të energjisë e ka ofruar kompania "Eon", me 91.61 euro për megavat orë, ndërsa çmimin më të lartë e ka paraqitur kompania "Red", me 102.68 euro për megavat orë. Për muajin dhjetor OSSH-ja ka kërkuar të blejë 111.600 megavat orë energji elektrike dhe ka vënë në dispozicion një fond limit prej 11 227 215 euro. Për muajin dhjetor çmimi më i ulët i energjisë është ofruar nga kompania "Gen" prej 88.45 euro për megavat orë. Kurse çmimi më i lartë është ofruar nga kompania "Red", me 96.95 euro për megavat orë. Asnjë nga kompanitë nuk ka ofruar të gjithë sasinë e kërkuar nga kompania OSSH. Kjo do të thotë se do të ketë më shumë se një kompani të kontraktuara për sasinë e nevojshme të energjisë së importuar. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do të shqyrtojë dokumentacionin dhe ofertat financiare të kompanive dhe më pas do të shpallë fituesin. Përfaqësuesit e kompanive pas shpalljes së fituesve, do të kenë 5 ditë kohë për të bërë ankimimet.
Çmimet e energjisë (euro/MWh)
Nëntor Dhjetor
"Eon" 91.61 91.61
"Eft" 92.72 96.4
"Gen” 92.98 88.45
"Rudnap" 96.83 83
"Gsa" 97.5 93
"Atel" 98.7 93.5
"Ezpada" 98.9 92.5
"Red" 102.68 96.95