E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentoi të vriste, lihet në burg për armëmbajtje

 

SHKODER - Gjykata e Shkodrës la në "arrest me burg" Sead Rrustemin (Bajri), i cili u arrestua mbrëmjen e së dielës pasi dyshohej se ishte parapërgatitur për të kryer një vrasje. Ai u la në burg me akuzën e armëmbajtjes pa leje, ndërsa prokuroria hodhi poshtë akuzën e tentativës së vrasjes. Rrustemi u prangos në një lokal në afërsi të shkollës së muzikës në lagjen "Partizani". Policia njoftoi pas arrestimit se ai do të kryente vrasje me qëllim gjakmarrje. Por gjatë seancës së djeshme, i arrestuari e mohoi një fakt të tillë. Armën që i sekuestroi policia, një pistoletë tip TT, ai e justifikoi se e mbante për vetëmbrojtje. Ndërsa për armën tjetër të gjetur në oborrin e shtëpisë së tij, Rrustemi pohoi se ajo kishte qenë e kushëririt të tij, tashmë të vdekur.               r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›