E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentoi të vriste tre të rinj, arrestohet autori, dy shpallen në kërkim

DURRËS – Arrestohet Orest Liço, tentoi të vriste tre të rinj në Durrës. Lajmi konfirmohet nga policia e qytetit bregdetar, e cila bënë me dije arrestimin e tij dhe shpalljen në kërkim të dy personave të tjerë. Arrestimi i këtij personi u bë për veprën penale të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese në bashkëpunim mbetur në tentativë dhe prodhimit e mbajtjes pa leje të armeve luftarake, pasi si rezultat i punës hetimore të kryer dyshohet se më datë 22.12.2009, rreth orës 13:20, në Lagjen Nr. 8 Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me Gerald Domin dhe Bledi Xhanin, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasit D. R., Sh. D. dhe A. L., të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip “Fiat Punto”. Për pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit D. R. dhe Sh. D., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Durrësit. Pas arrestimit të Liços, Policia e Durrësit është duke punuar për arrestimin e dy personave të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.

24 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›