Tentoi vjedhjen e një shtëpie në rrugën “Kristaq Mema”, ndalohet
TIRANË - Specialistët e Seksionit kundër Vjedhjeve të Tjera, pas një pune hetimore, mundësuan kapjen në flagrancë dhe dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të shtetasit Bashkim Elmazi, 40 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Thumanë, Krujë, me arsim 8-vjeçar, i dënuar më parë për vjedhje. Arrestimi i tij u krye pasi mëngjesin e dy ditëve më parë ishte kapur në flagrancë, duke tentuar të vjedhë në një banesë në afërsi të rrugës “Kristaq Mema”. U kryen veprimet proceduriale, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “vjedhje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Nenet 134 dhe 22 të Kodit Penal.
Ishte në kërkim për vjedhje të energjisë elektrike, përfundon në qeli
TIRANË – Policia ka ndaluar dje një person në kërkim. Burimet thanë se forcat e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë vunë në pranga Agim Allamanin, i vitlindjes 1960, banues në Arbanë, me arsim 8 klasë, i padënuar. 48-vjeçari ishte shpallur në kërkim më 11 shkurt 2008 për veprën penale të “lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike”, parashikuar nga Neni 137/1 i Kodit Penal.
16 Shkurt 2008