Tenton të përdhunojë mësuesen, plagos dhe policin
19/09/2009 Gjatë operacionit për prangosje
Një punonjës i komisariatit të Tepelenës është plagosur me armë të ftohtë pasditen e premte gjatë një operacioni për ndalimin e një shtetasi, i cili disa orë më parë kishte marrë peng një shtetase, me profesion mësuese, më qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Memaliaj, rreth 20 kilometra larg qytetit të Tepelenë, ku shtetasi Xhevair D., 25 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Izvor, i ka zënë pritë mësueses M. K., 26 vjeçe, teksa po shkonte në punë dhe nën kërcënimin e thikës ai e ka marrë me forcë, duke e futur në zonën e pyllëzuar afër fshatit Memaliaj. Gentian Mulllai, zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së qarkut Gjirokastër, pohoi për gazetën “Metropol”, se “25-vjeçari Dema, e ka mbajtur peng për 5 orë dhe gjatë kësaj periudhe kohore, ai ka tentuar të kryejë me forcë marrëdhënien seksuale, por nuk ka mund dot të kryej një akt të tillë, kjo fal shkathtësisë së mësueses, e cila rreth orës 13.00 i ka shpëtuar dhunuesit dhe është larguar me shpejtësi drejt një vendi të sigurt”.
“Gjendja shëndetësore e mësueses është stabilizuar, kjo fal ndihmës së parë që i ka dhënë një punonjës i policisë, i cili rastësisht u ndodh pranë vendngjarjes”, shprehet Mullai.
Sipas tij, forcat e policisë së komisariatit të Tepelenës kanë nisur menjëherë një operacion për kapjen e autorit, i cili rreth orës 16.30 është bërë e mundur i tij. “Në momentin e ndalimit të 25-vjeçarit, një punonjës i policisë është plagosur me armë të ftohtë dhe aktualisht ai ndodhet i shtruar në spitalin civil rajonal “Omer Nishani” të Gjirokastrës, jashtë rrezikut për jetën”, tha Mullai, duke nënvizuar se, gjatë grumbullimit të provave materiale u bllokua thika që autori ka përdorur për të realizuar krimin, dy celularë, si dhe një portofol që i përkiste viktimës.
E. Molla