E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasani bum regjistrimesh, vetëm 397 kuota bosh

19/09/2009  Ja preferencat dhe degët me më pak të regjistruar. Apel nxënësve për regjistrim

Lista e dytë pritet të jetë gati më 25 shtator. Sekretaritë punë dhe në fundjave

Dy ditë nga mbyllja e fazës së parë të regjistrimeve Universiteti i Elbasanit numëron 1873 të regjistruar nga 2270 kuota për 22 degë. Zyra e Kurrikulave konfirmon se degët më të preferuara janë përcaktuar Kontabilitet, Psikologji (degë kjo ku janë regjistruar 99 nga 100), Histori-Gjeografi, Infermier i Përgjithshëm, Infermier-mami, Financë, Edukim fizik etj. Ndërkohë degët që kanë më pak të regjistruar për këtë vit rezultojnë Gjermanisht, Matematike-Fizikë, Cikli Ulët, Parashkollor, Italisht, etj. Gjithsesi numri i të regjistruarve gjatë fazës së parë është konsideruar sukses nga ana e drejtuesve të universitetit. Ndryshe nga viti i kaluar këtë vit ka pasur një interes më të madh për të gjitha degët dhe një rritje kanë pasur edhe degët e shkencave sociale. Suksesi i këtij viti mund të cilësohen dy degët e reja Edukim Fizik dhe Teknologji Komunikimi, të cilat kanë marrë vëmendjen e të rinjve edhe pse janë hapur vetëm disa muaj më parë. Sipas përgjegjësit të zyrës së Kurrikulave, Bashkim Gjevori, regjistrimet do të vazhdojnë normalisht deri në mbylljen e afatit të përcaktuar nga ana e ministrisë. Sekretarinë do të jenë të hapura dhe të gatshme për të kryer veprimet deri në orarin e përcaktuar. “Ne jemi të bindur se kuotat do të plotësohen kënaqshme pa mbërritur faza e dytë, e cila gjithashtu do t’i japë mundësi studentëve të ndjekin përzgjedhjen e tyre pranë universitetit tonë”. Ai u ka bërë thirrje të gjithë fituesve të bëjnë procedurën e regjistrimit pasi në të kundërt ata rrezikojnë të humbin mundësinë për vazhduar këtë vit akademik. Në bazë të urdhrit të fundit të ministrit të Arsimit sekretaritë do të jenë të hapura edhe gjatë të shtunës së dhe dielës. Ndërkohë pritet që lista e dytë e fituesve të shpallet në 25 shtator ku edhe do të fillojë procesi i dytë regjistrimit. Në këtë fazë pritet që të ketë edhe kalime të ndjeshme mes degëve. Universiteti “Aleksandër Xhuvani” numëron 22 degë dhe 4 fakultete. Këtë vit për herë të parë startojnë 4 programe të diplomave të nivelit të dytë DND. Ky universitet gjithashtu synon që brenda këtij viti të mbyllë edhe ciklin e tretë të doktoraturës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›