Tenton të përdhunojë nusen e shokut, të tre shurdhmemecë
U ndalua pas kallëzimit ndaj tij se ishte përpjekur të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë
TIRANE- Një person shurdhmemec, nga Korça është arrestuar nga policia e këtij qyteti me akuzën e tentativës së përdhunimit të një gruas 20 vjeçare të shokut të tij, të tre anëtarë të Shoqatës së Shurdhememcëve të zonës.
Lajmi është bërë i ditur nga burime të Policisë së Qarkut të Korçës që kanë pohuar se Klodian Bregu, banor i lagjes 10 në qytetin e Korçës, është prangosur gjatë paradites së të hënës pas denoncimit të një femre me aftësi të kufizuara, banuese në Pogradec.
Sipas kallëzimit të të dëmtuarës, Bregu, kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me gruan e mikut të tij në shtëpinë e saj, dhe për t'ia arritur qëllimit ai ka ushtruar edhe dhunë ndaj saj.
I akuzuari Bregu, 32 vjeçar, ka patur njohje të mëparshme me femrën duke qenë se ajo dhe bashkëshorti i saj ishin anëtarë të shoqatës së shurdhmemecëve, ka tentuar ta përdhunojë atë në qytetin e Pogradecit.
Ata janë takuar në banesën e kësaj të fundit, ndërsa në këtë kohë bashkëshorti i të dëmtuarës nuk ka qenë në banesë. Nga kjo situatë ka përfituar edhe i arrestuari i cili i ka propozuar gruas së shokut të kryenin marrëdhënie seksuale së bashku.
Kjo e fundit ka refuzuar, por Bregu është munduar të kryejë më pas veprime të dhunshme ndaj saj, duke u munduar të kryente seks me forcë me 20 vjeçaren në banesën e saj.
Pavarësisht dhunës së ushtruar nga i arrestuari, femra ka arritur t'i shpëtojë nga duart mikut të saj shurdhmemec, ndërsa ka kërkuar ndihmë nga fqinjët dhe policia. Gjatë kësaj kohe, i dëmtuari ka mundur të largohet nga shtëpia e mikut të tij, ku deshi të kryente përdhunimin.
Ndërkohë, gruaja e dëmtuar ka lajmëruar policinë e cila ka nisur kërkimin për agresorin me aftësi të kufizuara fizike. Efektivët blu, kanë gjetur pa shumë mund agresorin në qytetin e tij në Korçë, që është ndaluar menjëherë në flagrancë.
Pyetja e tij në polici ka qenë një tjetër histori, për shkak të pamundësisë së policëve për të komunikuar me të ndaluarin, dhe për këtë iu është dashur edhe një përkthyes shurdhmemecësh. Bregu është arrestuar për konsumimin e veprës penale të "Marrëdhënieve seksuale me dhunë të mbetura në tentativë".
jatë pyetjes së tij nga hetuesit e policisë, Klodian Bregu ka pretenduar të kundërtën duke dashur të hedhë poshtë krejt denoncimin e vajzës e cila sipas bluve kishte shenja të dukshme dhune në trup. E dëmtuara, pas kallëzimit të dhënë ndaj agresorit të saj i është nënshtruar një vizite mjeko- ligjore në spital për të provuar edhe veprimet e dhunshme të kryera ndaj saj nga i akuzuari.