E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton të vrasë me thikë ish-bashkëshorten në qendër të qytetit



Shkodër – Godet me thikë ish-bashkëshorten, 22-vjeçaren S. L. në qendër të qytetit të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme në vendin e quajtur sheshi “Isa Boletini”. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nga kryerja e veprimeve rezulton se e plagosura është goditur me thikë dhe u shtruar në Spitalin Rajonal Shkodër, pa dëmtime serioze. Ndërkohë policia pas hetimeve të para bëri të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj plagosjeje i cili rezulton të jetë 27-vjeçari Edmir Mehaj. Dyshohet se pasi goditi ish-bashkëshorten i riu u largua menjëherë në vendngjarja. Sipas policisë plagosja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta mes çiftit. Pasditen e sotme policia arriti të çojë në qeli autorin e dyshuar Edmir Mehaj ndaj të cilit janë ngritur akuzat e “vrasjes me dashje të mbetur në tentativë” dhe “mbajtjes pa leje të armëve të ftohta”.

Kishte konsumuar detergjent pllakash, vdes në klasë 14-vjeçarja

Vlorë - Një 14-vjeçare nga fshati Babicë i rrethit të Vlorës i ka dhënë fund jetës së saj në klasë. Klodiana Kapaj, nxënëse e shkollës 9-vjeçare të Babicës ndodhej në orën e mësimit kur ka nisur të shkumëzojë nga goja. Të tmerruar shokët e klasës kanë dhënë alarmin duke lajmëruar mësuesen dhe më pas kjo e fundit prindërit e vajzës. Brenda pak minutash në shkollë kanë mbërritur prindërit e së miturës, të cilët e transportuan në spital vajzën.
Mësohet se ka qenë ë kotë ndërhyrja e mjekëve pasi 14-vjeçarja ndërroi jetë. Pas ekspertizës mjeko-ligjore shkak i vdekjes së të miturës ishte konsumimi nga ana e saj e një sasie të konsiderueshme detergjenti, e konkretisht klor pllakash. Policia ka marrë në pyetje familjarët e vajzës, të cilët nuk kanë ditur të japin ndonjë motiv që do të justifikonte sadopak veprimin fatal të 14-vjeçares. Familjarët kanë deklaruar se vajza e tyre ditët e fundit kishte qenë ë stresuar për shkak të ngarkesës mësimore të fundvitit për të cilën ajo nuk ka mundur ta përballojë. Gjithsesi, policia bëri të ditur se po vazhdojnë hetimet për të zbardhur me saktësi motivin që detyroi të miturën të vetëhelmohet në klasë.

Sekuestrohen 100 kg Cannabis, policia vë në pranga dy persona

FIER- Policia e Fierit ka sekuestruar 100 kilogramë lëndë narkotike të llojit Cannabis sattiva. Operacioni “Weekend” u krye në fshatin Gjorgos të Fierit, ndërsa në pranga kanë rënë 2 persona. Të arrestuarit janë dy kushërinjtë Ylli dhe Muhamet Musa. Mësohet se policia kishte nisur hetimet që prej një muaji derisa operacioni u finalizua me sekuestrimin e 100 kilogramëve Cannabis. Ende nuk dihet se për ku ishte destinacioni i drogës, e cila u zbulua në një banesë.

30 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›