E Diel, 1 Nëntor 2026

Turizmi, viti 2008 solli në Shqipëri 1.2 miliardë euro të ardhura



Për sa i përket prurjeve valutore në ekonominë vendase nga jashtë, sektori i turizmit zuri vendin e parë në vitin 2008. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë për zhvillimet në tregtinë e jashtme gjatë vitit që shkoi, prurjet nga turizmi arritën 1 miliardë e 119 milionë euro duke shënuar një bilanc pozitiv në këtë sektor prej 140 milionë eurosh, pasi shqiptarët harxhuan në udhëtimet e tyre jashtë, po për turizëm 1 miliardë e 50 milionë euro ose 14 për qind më shumë se vitin që shkoi. Të ardhurat nga turizmi sipas Bankës Qendrore, shënuan një vlerë rreth 20 për qind më të lartë se në vitin 2007. Rritja e të ardhurave gjatë vitit 2008, ka ardhur kryesisht si pasojë e rritjes së numrit të vizitorëve të huaj dhe të emigrantëve. Në këtë rritje, sipas BSH-së ka ndikuar shtimi me 20% i numrit të udhëtarëve dhe një rritje e lehtë e shpenzimeve mesatare ditore. Gjithnjë e më shumë turizmi po shndërrohet në furnizuesin kryesor të ekonomisë me të ardhura. Mirëpo si një nga sektorët ku pritet të përqendrohet rritja ekonomike e vendit në të ardhmen, turizmi ende nuk po e gjen veten në prioritetet e qeverisë, sidomos në mbështetje me fonde. Vlerat monetare që u përfituan gjatë vitit 2008 kaluan dërgesat e emigrantëve, të ardhurat nga eksportet dhe të ardhurat që futen nga investimet direkte, duke u shndërruar në një burim madhor të ardhurash dhe punësimi.

Turizmi malor, 600 izraelit pushojnë në alpet shqiptare

Shqipëria pritet të vizitohet këtë verë nga mbi 600 turistë izraelitë. Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe MTKRS-ja në bashkëpunim, me një nga turet turistike më të rëndësishme në tregun e Izraelit, “Queen of Desert” kanë zgjedhur zonën e Alpeve të Shqipërisë si destinacionin turistik të turit të tyre, udhëtim që përfshin shkurt edhe Maqedoninë e Malin e Zi. Ky tur frekuentohet nga femra të suksesshme të fushave të ndryshme si: politike, sipërmarrje private, e media, duke u kthyer kështu në ambasadore të turizmit shqiptarë. Itinerari turistik i tyre do të jetë i përqendruar në zonën veriore të Shqipërisë duke promovuar turizmin malor dhe atë të aventurës. Një tur do të zgjasë 1 javë dhe do të realizohet nga grupe të veçanta, përgjatë muajve maj-gusht.

30 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›