Turizmi në Shqipëri, vetëm 65 hotele janë të licencuara në të gjithë vendin
Operatorët nuk ofrojnë kapacitet e duhura akomoduese për pushuesit
Ervin KOÇI
Sezoni turistik që sapo ka nisur në vend, ka paraqitur që në fillim problemin e madh që ka vendi me mungesën e kapaciteteve të nevojshme akomoduese për turistët. Nga të dhënat më të fundit të ministrisë së Turizmit, në të gjithë vendin janë vetëm 65 hotele që janë të licencuar për të zhvilluar një aktivitet në tillë, shumica e të cilëve në Tiranë dhe Durrës, në një kohë që pjesa tjetër nuk kanë rinovuar licencat dhe kanë humbur standardet. Sipas specialistëve të turizmit në MTKRS-ë, njësitë dhe bizneset turistike kryesisht hotelet, i kanë humbur standardet dhe nuk kanë pranuar më që të bëhen pjesë e kontrolleve për rinovimin e tyre. Për pasojë mjaftë prej hoteleve nuk kanë më asnjë lloj leje dhe i kanë humbur të drejtat e ushtrimit të aktivitetit. Sipas standardeve të reja, kërkesa për zhvillimin e një ndërmarrjeje turistike është kërkesa që bëhet përpara autoritetit të planifikimit, për të marrë leje zhvillimi për një ndërtim të ri apo ndryshim të rëndësishëm si hotel, fshat turistik, kompleks turistik etj. Procedura e kësaj kërkese ka ndryshuar me ligjin e ri. Komisioni i Standardeve të Turizmit (KST), është struktura që shqyrton kërkesat për marrjen e licencave, për ripërtëritjen, transferimin apo heqjen e licencës dhe ia paraqet për miratim ministrit përgjegjës. Sipas ligjit, ministri i Turizmit pajis me licencë çdo person, fizik apo juridik, që kërkon të ushtrojë veprimtari për agjentë apo agjenci udhëtimi, operator turistik apo guida turistike. Njëkohësisht jep certifikatë klasifikimi për njësitë akomoduese, restorantet turistike dhe transportin turistik.
Njësitë akomoduese
Në ligjin ri përcakton ndryshe njësitë akomoduese si dhe roli i tyre. Sipas projektligjit, njësia akomoduese përcaktohet si struktura në pronësi apo përdorim të personave fizikë apo juridikë, të cilët vënë në dispozicion të klientëve, vendas dhe të huaj, individë apo të organizuar në grupe, shërbimet e fjetjes, të ushqimit, pijes, si dhe lehtësitë e duhura në objekte komode, kushte të mira pritjeje nga një staf i kualifikuar, për një kohë qëndrimi të përcaktuar. Sipas ligjit hotel quhet një ndërtesë ose një grup ndërtesash, të pavarura nga ndonjë vendndodhje ndërtimi tjetër, me jo më pak se 6 dhoma, brenda një parcele të vetme toke, ku akomodimi, shërbimet shtesë dhe komoditeti ofrohen për publikun nga një staf i kualifikuar. Ky është përcaktimi i ri sipas ndryshimeve në ligj.
Fshatrat turistike
Fshat turistik quhet struktura komplekse akomoduese, ku ndërtesat nuk e kalojnë lartësinë e tri kateve, me vendndodhje në zonat turistike, brenda një parcele të vetme toke dhe të përcaktuar, që ofron në mënyrë të përqendruar gamën më të plotë të shërbimeve, akomoduese turistike, shërbimet e veprimtarive turistike, argëtuese e çlodhëse nga një staf i kualifikuar.
Shtëpi pushimi
Shtëpitë e pushimit quhen ose kanë një kuptim të njëjtë me hotelin në lidhje me vendndodhjen, por në terma më specifikë. Ato janë ndërtesa ose një pjesë ndërtese me hyrje të veçantë që menaxhohet dhe operohet nga një staf i kualifikuar me dhoma me komoditet, që ofron për klientët standardet bazë të akomodimit, shërbimeve ndihmëse dhe cilësisë. Dhoma mund të ndahet nga klientët.
Bujtinat
Bujtinë quhet ose ka një kuptim të njëjtë me hotelin, në lidhje me vendndodhjen, por në terma më specifike. Ato janë ndërtesa ose një pjesë ndërtese me hyrje të veçantë që menaxhohet dhe operohet nga një staf i kualifikuar, me dhoma me komoditet, për përdorim nga klientët, me ndryshimin se elementët sanitarë janë parashikuar të jenë raporte të tilla, së paku një tualet dhe dush për çdo 10 persona ose një tualet dhe dush për një kat.
Paketa turistike
Paketa turistike është një kombinim i parapërgatitur shërbimesh, që shitet ose ofrohet për shitje dhe mbulon një periudhë për më shumë se 24 orë ose përfshin një natë akomodim. Ajo përbëhet nga jo më pak se dy prej shërbimeve si transporti, akomodimi dhe shërbime të tjera.
Restorant
Restoranti është një sipërmarrje e furnizimit me ushqimin e lejueshëm për publikun, ku qëllimi kryesor është shitja e ushqimit për konsum, jashtë ose brenda mjedisit, me shërbim në tryezë ose banak, në përputhje me standarde të përcaktuara.
30 Maj 2009