E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton vetëvrasjen me thikë, rëndë 48-vjeçari

Sarandë- Një 48-vjeçar, baba i dy vajzave ka tentuar vetëvrasjen me thikë dhe ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr 4 të qytetit, kur shtetasi H.C ka tentuar vetëvrasjen në ambientet e banesës së tij, në prani edhe të fëmijëve.

Sipas burimeve policore, vajzat e kanë parë dhe kanë tentuar t’i heqin thikën nga dora, por nuk kanë mundur dot, ndërkohë që ai me forcë e ka ngulur atë në pjesën e brinjëve.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, e më pas si pasojë e hemorragjisë së madhe është transportuar me helikopter drejt Tiranës.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, apo arsyet që e detyruan 48-vjeçarin t’i jepte fund jetës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›