E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentonte të vetëvritej, plagos me thikë dy policë

TIRANË - Dy policë kanë mbetur të plagosur me thikë gjatë ndërhyrjes për të shpëtuar një të ri që po tentonte të vetëvritej duke kërcënuar se do të hidhej nga ballkoni i njërit prej apartamenteve të pallatit.


Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme pranë Tregut Elektrik në Tiranë, ku 23- vjeçari Luiz Rreku ka tentuar që të hidhet nga lartësia prej 15 metrash me qëllim vetëvrasjen.


Sipas burimeve nga Policia e Tiranës pas ndërhyrjes dhe negociatave të gjata për rreth gjashtë orë, është shpëtuar 23- vjeçari nga kryeqyteti që po tentonte t'i jepte fund jetës. Pas njoftimit që ka marrë Policia e kryeqytetit nga banorët e pallatit, kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të bindur të riun që të mos hidhej nga lartësia disa punonjës policie, ku dy prej tyre mbetën të plagosur nga Luiz Rreku.


Ky i fundit ka refuzuar që t'iu bindet policive që të mos kryejë vetëvrasje dhe për pasojë uniformat blu që kishin vajtur për ta shpëtuar u është ndashur që të ndërhyjnë për të mos lejuar 23- vjeçarin nga Tirana t'i jepte fund jetës.


Pasi i riu nuk është bindur, njëri nga oficerët e Policisë është afruar për ta larguar Rrekun nga ballkoni i katit të gjashtë të pallatit ku qëndronte, por ky i fundit me thikën që mbante në dorë ka goditur dy policët duke i plagosur.


Pasi gjendja është qetësuar, Policia ka shoqëruar të riun, i cili akuzohet për plagosje me dashje. Sipas Policisë, gjendja psikologjike e të riut ka qenë e rëndë, prandaj është dashur shumë kohë që të bindet për të mos kryer vetëvrasjen. Sipas të dhënave nga Policia akoma nuk dihen cilat kanë qenë motivet që kanë ndikuar në veprimin e 23- vjeçarit nga Tirana .


Policia ka nisur hetimet për të zbardhur arsyet që e kanë shtyrë Luiz Rrekun të tentojë t'i japë fund jetës. Për këtë ngjarje përveç familjarëve të 23- vjeçarit janë marrë në pyetje edhe banorët e pallatit ku banonte familja Rreku.

Arrestohet i dënuari me pesë vjet burg


TIRANË - Një i dënuar nga Gjykata e Tiranës me pesë vjet burg është arrestuar dje nga Policia. Nikolin Lekaj, 23 vjeç, lindur në Bushat të Shkodrës dhe banues në Kodër - Kamëz është kapur dje nga Sektori i Operacionëve Speciale dhe Kërkimit në Policinë e Tiranës, i akuzuar si autor i një plagosjeje që ka ndodhur që në vitin 2007.


Lekaj së bashku me një të afërmin e tij në maj të vitit 2007 plagosi rëndë me thikë dy adoleshente në ambientet e një shkolle pas një konflikti për motive të dobëta.


Ngjarja ka ndodhur dy vite më parë në Kodër Kamëz, ku pas një sherri që ka patur i arrestuari me dy të rinj i ka plagosur rëndë.


Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë e ka dënuar 23- vjeçarin me pesë vjet burg që mars të vitit 2008, duke e akuzuar për veprën penale të "plagosjes me dashje" e kryer në bashkëpunim, vendim që është lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit.


Ndaj 23- vjeçarit Prokuroria e kryeqytetit kishte lëshuar një urdhër ndalimi para një viti, pas vendimit të gjykatës për dënimin e tij me akuzën e plagosjes. I arrestuari do t'i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të vuajtur dënimin e mbetur.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›