Tentori të përdhunonte 34-vjeçaren, arrestohet
Durrës- Tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me një 34-vjeçare, por është vënë në pranga. Florian Xhavara, 20 vjeç, është arrestuar në flagrancë forcat e policisë pas një denoncimi të kryer. Sipas burimeve zyrtare, 20-vjeçari nuk është hera e parë që përballet me uniformat blu, pasi ka qenë edhe më parë i dënuar për vjedhje.
Ngjarja për të cilët akuzohet Xhavara ka ndodhur të shtunën, rreth orës 12:00, në banesën e shtetases që ka kryer denoncimin. Nga ana e vet policia arrestoi 20-vjeçarin mbrëmjen e kaluar. Ndërkaq ai akuzohet për “kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritur, e mbetur në tentativë”.